E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti me pushime, mbijnë sërish varrezat e makinave

Tiranë- Sërvish makinash është edhe tabela përmes së cilës tregtarët e makinave të përdorura fshehin këtë biznes përgjatë rrugëve nacionale.

Përmes një monitorimi të bërë në rrugën Tiranë-Durrës vërehet se ish-varrezat e makinave vazhdojnë të ekzistojnë ende, edhe pse jo direkt të dukshme pasi ato gjënden të fshehura pas tabelës Servis.

Kjo siç duket ka qënë edhe forma më e re që tregtarët e makinave të vjetra kanë perdorur për tju shmangur vendimit të qeverisë që ndalon varrezat e makinave të vendosen më afër se 1 km përgjatë rrugëve nacionale.

Edhe pse këto subjekte vazhdojnë punën në kundërshtim me ligjin dhe pas asjnë leje mjedisore sërish askush nuk ushtron kontrolle ndaj tyre.

Vitin e kaluar dhjetra të ashtuquajtura varreza makinash, ku tregtohen pjesë të perdorura këmbimi makinash, u identifikuan përgjatë kësaj autostrade dhe kjo çoi edhe në hartimin e vendimit të qeverisë për ndalimin e tyre.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Mbyllen varrezat! Po pjesët e këmbimit ku do ti blejmë? Tiranë Pronarët e varrezave të makinave i kanë shitur...
  2. Taksa e makinave ,10 përqind më shumë Të gjithë ata qytetarë që do tu duhet të blejnë...
  3. Elbasan- Varrezat e Dëshmorëve, në mëshirë të “Nënës Natyrë” Elbasan- Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Elbasanit janë demtuar...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›