Kriza, BB kredi suplement Shqipërisë, ekspertët këtë javë në Tiranë
TIRANE-Shqipëria mund të marrë një kredi suplementare nga Banka Botërore për të përballuar situatën ekonomike më te keqe që mund të krijohet nga kriza që ndërkohë ka përfshirë vendet e eurozonës. Lajmi njoftohet zyrtarisht nga Banka Botërore që njofton se këtë javë një grup ekspertësh nga Washingtoni do të vizitojnë Shqipërinë, pikërisht për këtë cështje.
“Një grup ekspertësh të Bankës Botërore do të vizitojë Shqipërinë këtë javë për të diskutuar dhe identifikuar së bashku me partnerët e qeverisë, fushat specifike për zgjerimin e mbështetjes për reformat ekonomike, përgatitjen për goditjet e jashtme, stabilitetin dhe rritjen ekonomike”, njofton BB.
Banka Botërore ofron kështu asistencën e saj në mbështetje të reformave ekonomike, stabilitetit, rritjes ekonomike dhe përgatitjes ndaj ndikimit të krizës
Me tej BB vlerëson se rritja ekonomike globale u ngadalësua në vitin 2011 dhe perspektivat ekonomike për Evropën janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme pas thellimit të krizës në Eurozonë.
Sipas Bankës Botërore, Rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i ndjeshëm ndaj rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian, i cili është partneri i tij tregtar më i madh.
“Gjithashtu, ky rajon është i rrezikuar ndaj ndryshimeve të kushteve monetare dhe financiare në vendet evropiane, bankat e të cilave janë poseduesit kryesore të aseteve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fluksi i remitancave (dërgesave individuale) për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën është sa rreth 10 përqind të PBB-së dhe ai mund të ndikohet thellësisht nga një ngadalësim i rritjes ekonomike të Eurozonës”.
Në një mjedis të tillë të rritjës së risqeve të jashtme dhe pasigurive ekonomike, Banka Botërore po rrit financimin e disponueshëm për disa vende të Ballkanit Perëndimor.
“Në rastin e Shqipërisë, Banka Botërore është angazhuar tashmë me qeverinë në përgatitjen e një kredie për mbështetjen e politikave të zhvillimit që lidhen me qeverisjen dhe konkurrueshmërinë, e cila mund të përdorë financime shtesë për të forcuar programin e reformave ekonomike. Qeveria e Shqipërisë do të jetë gjithashtu në gjendje të përdorë mbështetjen shtesë nga Banka Botërore për të reduktuar dobësitë fiskale dhe për të ruajtur stabilitetin fiskal dhe makroekonimik për vijueshmërinë e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, thekson BB.
Aktualisht, Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë janë në fazën fillestare të diskutimit mbi përdorimin e portofolit të rritur të financimit.
Banka Botërore tani mund të ofrojë përgjatë dy viteve të ardhshëm (2012 dhe 2013) një mbështetje më të madhe financiare për këto vende nga sa ishte parashikuar në portofolet aktuale të strategjive të partneritetit për këto vende.
Banka thekson se, objektivi kryesor i rritjes së portofolit të financimit me kredi për vendet e Ballkanit Perëndimor është që t’i ndihmojë ato të përgatiten dhe t’iu përgjigjen në mënyrë të efektshme goditjeve të jashtme, duke ruajtur fokusin në reformat strukturore dhe rrjetin e sigurisë sociale, të cilat janë shumë të rëndësishme për ruajten e rritjes së qëndrueshme ekonomike.
(d.b/BalkanWeb)