“Bizneset shqiptare janë transparente, por kanë frikë mos heqin dorë nga pronësia”
06/04/2009 Kreu i Bursës së Tiranës Anila Fureraj tregon kriteret për licencimin e kompanive
Bursa e Tiranës është plotësuar me kuadrin ligjor dhe rregullator. Madje duke marrë për bazë standardet ndërkombëtare mbi të cilat operojnë bursat. Këto do të plotësohen me miratimin e dy projektligje të rëndësishme të hartuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, e para për fondet e pensioneve dhe e dyta për fondet e investimeve. Ato do të krijojnë më shumë besueshmëri dhe transparencë për aktivizimin e tregut të kapitaleve dhe pjesëmarrjen e më shumë bizneseve shqiptare apo të huaja. Për kreun e Bursës së Tiranës, Anila Fureraj, është më shumë një mentalitet për të mos hequr dorë nga pronësia, se sa mungesa e transparencës ajo që i ka lënë jashtë tregut bizneset. Kështu shprehet ajo në një intervistë për gazetën “Metropol”, duke theksuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kompanitë që kërkojnë të listohen.
1. Si funksionon Bursa e Tiranës, teorikisht apo praktikisht. Nëse nuk funksionon plotësisht, cilët janë faktorët sipas jush?
Bursa e Tiranës, si një institucion i krijuar në vitin 1996 si departament i Bankës së Shqipërisë dhe ku në vitin 2002 është ndare prej saj, është i vetmi treg i organizuar i titujve në Shqipëri. Në korrik 2007, Bursa e Tiranës u licencua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me licencën me afat të pacaktuar për ushtrimin e veprimtarisë së saj si treg i organizuar i titujve në Republikën e Shqipërisë. Bursa e Tiranës është shoqëri aksionere, me pronësi shtetërore. Ajo funksionon në bazë të Ligjit Nr. 9879 datë 21.02.2008 “Për Titujt”, i cili ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2008 duke shfuqizuar ligjin e mëparshëm Nr. 8080 datë 01.03.1996 “Për letrat me vlerë”. Ky Ligj u hartua dhe u përshtat me standardet Evropiane duke sjellë risi për sa i përket tregut të kapitaleve. Si kërkesë dhe rrjedhojë e hyrjes në fuqi të ligjit të ri “ Për titujt” u hartua Rregullorja e Bursës së Tiranës, e cila u miratua nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me Vendimin nr. 121 dt. 02.10.2008. E ndërtuar dhe adoptuar me parimet e përgjithshme bashkëkohore, mbi të cilat funksionojnë tregjet e kapitaleve të vendeve Evropiane. Rregullorja përmbledh në mënyrë të sintetizuar rregullat e anëtarësimit, listimit, tregtimit, kleringut dhe shlyerjes së transaksioneve në tituj që tregtohen në Bursën e Tiranës, duke siguruar transparencë të plotë dhe trajtim të njëjtë të shoqërive të cilat do të listohen në Bursë, mbrojtjen e interesave të aksionerëve në minorancë, aplikimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit për shoqëritë që do të listohen, parandalimin e praktikave të paligjshme në tregtimin në Bursë.
2. Ndër faktorët që rendit AMF-ja për zhvillimin aktual të Bursës janë “madhësia” e biznesit kryesisht si i vogël dhe si i mesëm. Ekziston ndonjë kriter apo cilat biznese mund të listohen në Bursë?
Që një kompani të listohet në Bursë duhet të përmbushë një sërë kërkesash, të përcaktuara këto mjaft qartë në Rregulloren e Bursës së Tiranës. Së pari, duhet të jetë Shoqëri Aksionere me ofertë publike, dhe aksionet e saj duhet ti ketë të regjistruara në një Regjistër të Titujve në Republikën e Shqipërisë. Në varësi të kërkesave në lidhje me transparencën dhe madhësinë e emetuesit dhe në përputhje me Ligjin për Titujt, Rregullorja e re e Bursës së Tiranës, sjell risi duke i organizuar tregjet në: Treg Zyrtar dhe Treg Paralel.
Tregu Zyrtar është tregu “i nivelit të lartë” i ndarë në dy nivele tregtimi: Niveli i parë dhe Niveli i dytë. Ndërkohë që tregu Paralel është tregu në të cilin pranohen për Tregtim titujt e shoqërive aksioniere të cilat nuk i plotësojnë kriteret për listim në të dy nivelet e tregut zyrtar. Për më tepër, tregjet e tregtimit të Titujve në Bursën e Tiranës ndahen në segmente, në varësi të emetuesit dhe tipit të titullit si dhe në përputhje me ligjin për Titujt. Segmentet janë: Segmenti i Aksioneve, Segmenti i Obligacioneve dhe Segmenti i Titujve Afatshkurtër. Për sa i përket titujve që do të tregtohen në Bursë, ato përfshijnë titujt e emetuar në seri të tilla si: aksionet e shoqërive aksionere, titujt e Borxhit të Shoqërive Aksionere, tituj e Borxhit të Qeverisë. Titujt në Tregun Zyrtar mund të tregtohen në Bursë pasi ato listohen në një nga nivelet e këtij tregu. Ndërkohë titujt në tregun Paralel mund të tregtohen në tregjet e Bursës pasi ato të jenë Pranuar për Tregtim. Listim është procesi i regjistrimit te titujve në listën zyrtare të Bursës. Bursa përcakton rregullat e listimit në Bursë, me qëllim që të krijojnë transparencë, informim dhe kërkesa të tjera të qeverisjes së shoqërive aksionere për listimin e kompanive.
3. Sipas jush, ekziston mundësia e "mosdashjes" së bizneseve, që duke u regjistruar në Bursë, të deklarojnë fitimin e tyre për të shmangur taksat e shtetit?
Nëse një kompani kërkon të Listohet në Bursë, këtë ajo duhet ta bëjë me Vendim të Asamblesë së Aksionerëve, përcaktuar kjo dhe në Rregulloren e AMF-së dhe të Bursës. Kështu është vullneti i aksionerëve i cili do të vendosë nëse një kompani do të listojë aksionet e saj në një nga Tregjet e Bursës së Tiranës. Ndoshta mentaliteti për të mos hequr dorë nga pronësia është një faktor që ndikon më shumë sesa transparenca, pasi, në tregun shqiptar operojnë shumë biznese të cilët janë mjaft transparente. Këtë e vërteton fakti i kreditimit të tyre nga bankat.
4. Sipas jush është marrë ndonjë "masë" konkrete nga qeveria për vënien në "lëvizje" të Bursës së Tiranës meqenëse funksionimi i saj do të sillte një treg formal të kapitaleve, investime të huaja si dhe një kusht për hyrjen në BE?
Hartimi i kuadrit ligjor dhe rregullator sipas standardeve ndërkombëtare mbi të cilat operojnë bursat, i cili së fundmi do të plotësohet dhe me miratimin e dy Projektligjeve të rëndësishme të hartuara nga AMF (për fondet e pensioneve dhe të investimeve), krijojnë një bazë të qëndrueshme, transparente dhe të besueshme për aktivizimin e tregut të kapitaleve.