Vëzhguesit mund të ndërpresin numërimin
06/04/2009 Procedurat për akreditimin në KQZ
Çdo parti politike dhe koalicion i regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor, ka të drejtë të caktojë nga një vëzhgues në KZAZ, KQV dhe për çdo tavolinë në VNV-të pas regjistrimit të listës shumemërore pranë KQZ-së. Projektudhëzimi i KQZ-së parashikon në mënyrë të detajuar procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve. Aty përcaktohet se për partitë politike që paraqiten në zgjedhje si koalicion, të drejtën për të caktuar vëzhgues e ka vetëm koalicioni, ndërsa kandidatët e partive politike nuk kanë të drejtë të caktojnë vëzhgues. Në asnjë rast një parti politike, koalicion apo kandidat i propozuar nga zgjedhësit, nuk mund të kenë më shumë se një vëzhgues të pranishëm në një qendër votimi. Akreditimi i vëzhguesit në VNV-të nuk mund të përfshijë më shumë se një VNV. Çdo subjekt zgjedhor mund të kërkojë për çdo VNV akreditimin për jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 10 vëzhgues, në varësi të numrit të tavolinave që do të ketë në këto ambiente zgjedhore. Vëzhguesi i KZAZ-së mund të jetë vëzhgues dhe në VNV. Akreditimi i tyre bëhet në KQZ, pranë së cilës depozitohet kërkesa së bashku me listën e vëzhguesve që kërkohet të akreditohen pranë KZAZ/KQV/VNV të nënshkruar në çdo faqe nga kryetari i partisë, përfaqësuesi i koalicionit, kandidati i propozuar nga zgjedhësit ose personi i autorizuar prej tyre. Kërkesat e subjekteve zgjedhore për akreditimin e vëzhguesve i paraqiten KQZ-së jo më vonë se 15 ditë para datës së zgjedhjeve. Vëzhguesit kanë të drejtë të vëzhgojnë pa pengesë të gjitha aspektet e përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve dhe të gjitha fazat e procesit zgjedhor. Ata kanë të drejtë të paraqesin vërejtje me shkrim para komisioneve për çdo lloj parregullsie që vërejnë, të shohin dokumentacionin ose materialet e procesit zgjedhor. Ndërsa vëzhguesit e akredituar në VNV-të kanë gjithashtu të drejtë të pezullojnë veprimet e mëtejshme të GNV-ve në rast të konstatimit të pasaktësive ose parregullsive gjatë procesit të numërimit të votave dhe të njoftojë KZAZ-në e ti kërkojë GNV-së rivlerësim të fletëve të votimit; të marrin kopje të Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zgjedhjeve të ZAZ-së, tabelave të rezultateve të qendrave të votimit dhe kopje të procesverbaleve të konstatimit.