Rruga Durrës-Kukës, Teliti e Toma në prokurori

Kur duhen edhe vetëm 30 ditë nga mbyllja e hetimit për dosjen "Durrës-Kukës", prokuroria i ka komunikuar dy të pandehurve të çështjes, Armand Telitit dhe Andi Tomës, vendimet për shtyrjen e afatit të hetimit, si dhe i ka njohur me provat që përmban dosja.
Dy zyrtarët e lartë, që kanë firmosur ndërtimin e rrugës, megjithëse nuk kishte një projekt fillestar, janë paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kanë kryer një takim me prokurorin e çështjes, Arben Kraja.
Ish-zv/ministri i Transporteve dhe ish-drejtori i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Transporteve, janë njohur edhe me raportin e ekspertëve kontabël, të cilët nxorën përfundimin se rruga do t‘i kushtojë shtetit shqiptar 1 miliard e 23 milionë euro. Dy zyrtaret akuzohen per shperdorim detyre.