Durrës, gjehet kufoma e një 69-vjeçari
DURRËS – Trupi i pajetë i një endacaku u gjet dje rreth orës 09:00 të mëngjesit nga një fëmijë. Një telefonatë urgjente lajmëroi policinë se në plazhin e Kallmit, pas Currilave, në prag të një dhome me tulla ishte gjetur i vdekur një person. Policia e mbërritur në vendngjarje mësoi se kufoma u gjet nga një fëmijë që po ruante bagëtinë në atë zonë, i cili më pas kishte lajmëruar i shokuar të atin. Ekspertët, pas ekzaminimeve të kryera dolën në përfundimin se viktima kishte vdekur në mënyrë natyrale dhe se ishte një person që jetonte vetëm. Viktima quhej Pirro Bala, lindur në Pilur të Vlorës, i moshës 69-vjeçare.