Mamaja e vitit, e famshme dhe e përkushtuar
Është kthyer në modë tashmë që të krahasohen femrat e famshme mes tyre. Por këtë radhë nuk bëhet fjalë për klasifikim bukurie, trofeshë apo dicka tjetër. Klasifikimi bëhet për mënyrën se si e “luajnë rolin” e mëmësisë femrat e famshme të ekraneve dhe kopertinave VIP. Faqja britanike e internetit babywebsite zhvilloi një sondazh ku 3 mijë gra votuan për nënën më të mirë të vitit. Në vend të parë doli modelja Katie Price e njohur ndryshe si Jordan. Ajo është e martuar me këndëtarin Peter Andre dhe kanë sëbashku tre fëmijë, njërin prej tyre me probleme shëndetësore.
Sipas votuesve ajo meriton vendin e parë për mënyrën e sjelljes dhe përkushtimin për 6- vjeccarin Harvey me probleme fizike, Junior tre vjecar dhe Princess Tiaam, një vjecce.
E dyta në këtë klasifikim është renditur prezantuesja televizive Myleene Klass, ndërsa në vend të tretë vjen e aktorja e famshme Angeline Jolie. Ajo sapo ka sjellë në jetë dy djemtë e saj binjakë. Por ccifti Jolie-Pitt kanë edhe tre fëmijë të tjerë, një biologjik dhe dy të adaptuar.