Rruga Plepa-Rrogozhinë, banorët e Rrashbullit kundërshtojnë projektin

Paralajmërohet protestë dhe bllokim i punimeve
Bizneset kundërshtojnë investimin e qeverisë për një autostradë e cila deri tani ka pasur vetëm debate dhe kjo është rruga Plepa Rrogozhinë. Mesa duket, tashmë fare qartë qeveria nuk e ka bërë një plan të detajuar për ndërtimin dhe zgjerimin e kësaj rruge, por gjithçka është bërë shumë shpejt për arsye elektorale. Pas reagimeve të forta nga komuna e Golemit, tashmë edhe bizneset në komunën e Rrashbullit janë kundër kësaj rruge. Rreth 100 pronarë hotelesh dhe restorantesh si dhe banorë të zonës në Shkëmbin e Kavajës janë mbledhur në një nga hotelet në hyrje të zonës së Shkëmbit të Kavajës dhe kanë kërkuar që investimi të mos vazhdojë më. Ata kanë argumentuar se investimi që po bëhet për ndërtimin e autostradës është në dëm të tyre dhe sipas një peticioni në emër të banorëve është paralajmëruar se pas 10 ditësh banorët do të protestojnë paqësisht duke bllokuar rrugën Plepa-Rrogozhinë. Komuniteti i zonës ka kërkuar që nga Plepat deri tek MAK Albania të mos ketë autostradë as rrugë të shpejtë, por shëtitore njëlloj si pjesa Ura e Dajlanit-Plepa, qoftë kjo edhe me katër korsi. Ata kanë kërkuar zgjedhjen urgjente për këtë sezon për furnizimin me ujë të pijshëm dhe bërjen e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha. Ndërtimin e një rruge dytësore sipër hekurudhës dhe përmirësimin me asfalt, ndriçim dhe gjelbërim të infrastrukturës rrugore brenda zonës së plazhit. Banorët nuk janë dakord edhe me cilësimin e kësaj zone si informale, duke theksuar se të gjithë ndërtimet sipër linjës hekurudhore janë bërë me leje. Në peticionin që është lexuar në prani të banorëve dhe kryetarit të komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi, banorët kanë hedhur kritika të shumta në drejtim të projektit që është aplikuar në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës. Ata kanë shtuar se fillimi i investimit nuk është shoqëruar me studim fizibiliteti, nuk është marrë mendimi i banorëve, i komunës dhe nuk ka as një studim për ndikimin në mjedis. Një pjesë e të pranishmeve janë pronarë hotelesh dhe restorantesh, dhe në këtë kontekst ata kanë kërkuar që zonës i leverdis më shumë që të ketë një trafik në rënie në këtë rrugë, jo trafik në rritje sepse kështu këto komponentë ndikojnë negativisht në mjedis, në ndotjen e tij nga mbetje urbane dhe në ndotjen akustike gjithnjë në rritje. Banorët kanë akuzuar qeverinë se investimet po i zhvendos drejt Jugut të vendit, pasi ministrat që janë të kësaj zone, e kanë zgjidhur problemin e tyre. Ata kanë akuzuar ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, se nuk po mbron interesat e biznesit të turizmit në këtë zonë, megjithëse është djalë nga Durrësi. Kryetari i komunës Rrashbull, përfaqësues i PD- së, Hysen Gashi ka qenë i pranishëm dhe ka dëgjuar vërejtjet e komunitetit të zonës. I gjendur në një pozicion të vështirë, ai ka deklaruar para banorëve se gjoja këta banorë nuk janë të informuar sa duhet për projektin, gjë që në fakt është kundërshtuar nga banorët, të cilët reaguan duke thënë se askush nuk e di me saktësi projektin, madje as komuna e Rrashbullit dhe ajo e Golemit. Kundërshtime për këtë projekt ka pasur që në fillim nga komuna e Golemit, pasi nuk ishte marrë parasysh studimi që kjo komunë ka bërë për zonën ku kalon superstrada. Çështja në fjalë fillon dhe bëhet më e mprehtë, sepse projekti që u tha se do të ndryshohet ende nuk ka mbaruar. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse vërejtjet e komunës dhe të banorëve janë marrë parasysh.