E Diel, 1 Nëntor 2026

Tartufi ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar

Teatri i Prishtinës erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar me shfaqjen Tartufi të Molierit. Vepra vjen në skenën teatrore në kuadër të muajit të kulturës Shqipëri-Kosovë. E reja e Tartufit kosovar ishte se koprraci nuk ishte i krishterë, siç është në origjinalin e komedisë së Molierit, por mysliman dhe i veshur në petka të gjelbërta. Trupa e aktorëve përbëhej nga Bajrush Mjaku, Çun Lajçi, Igballe Qena, Blerta Syla, Mentor Zymberaj, Florentina Ademi, Bekim Guri, Shengyl Ismaili e Asllan Hasaj. Edhe pse në mungesë të regjisorit dhe asistentit të tij përfaqësuesit e shfaqjes, aktorët dhe drejtori i Teatrit Kombëtar të Prishtinës, iu rikthyen edhe një herë debateve të ashpra të hapura nga mediat kosovare, pas interpretimit. Duket që artdashësit e Kosovës nuk e kanë pranuar nivelin regjisorial dhe autorial të veprës së Molierit, sjellë në skenën e teatrit të Prishtinës disa muaj më parë. E për këtë, pjesëmarrësit dje në një konferencë shtypi janë mundur të justifikohen, madje duke hedhur poshtë analizimet mediatike të Kosovës ,të cilët kanë bërë të ditur se niveli i tyre skenik është i dobët. Nga ana e tyre kritikët janë cilësuar jo profesionistë. Ata të ashtuquajturit intelektual nuk e kanë kuptuar mesazhin e vërtetë të veprës, ndaj kanë shkruar kundër shfaqjes, u shpreh aktori Bajrush Mjaku.  Ndërsa drejtori i TK së Prishtinës u shpreh se: Ky është debati më i madh i dhjetë viteve të fundit të ndodhur në skenën e Teatrit Kombëtar të Prishtinës sa i përket konceptit regjisorial të veprës. Fabula e veprës së Molierit nuk është prekur në shfaqje, gjë që ka shkaktuar përplasje në medie, si dhe origjina e vërtetë e regjisorit. Veç kësaj së shpejti Teatri Kombëtar do të hap dyert edhe për një tjetër shfaqje të Teatrit Kombëtar të Prishtinës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›