Sherr mes 2 të rinjve në Patos, plagoset 18-vjeçari

Një sherr mes dy të rinjve në Fier, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Patos, ku dy të rinj janë përfshirë në një sherr mes tyre, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë me mjete të forta mes tyre.
Kështu ka mbetur i plagosur në këmbë me mjete prerëse 18-vjeçari me inicialet S.C, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë uniformat blu, të cilat po punojnë për për arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes, 17-vjeçarit me inciciale A.G.