E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga drejt standardeve Nga Myqerem Tafaj

Neser rreth 645000 femije ulen ne bankat e shkollave dhe kopshteve ne te gjithe vendin.
Dita e pare e shkolles ka marre statusin e nje dite feste per vlerat e simboliken qe ajo mbart per cdo familje shqiptare si vater e perbashket e dijes edukimit dhe prosperitetit.
Te dashur nxenes
Ju uroj nje vit te mbare dhe te suksesshem shkollor
Urimi i pare u drejtohet me shume se 42000 nxenesve qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles dhe nisin rrugen e gjate dhe te bukur te dijes.
Ju premtoj se ju kete vit te ri shkollor do te gjeni nje shkolle me miqesore me te afert e me te dashur mesimdhenie me cilesore. Ne shkolle ju do te gjeni nje familje te dyte ne te cilen do te rriteni do te mesoni do te edukoheni si qytetare te denje dhe do te arrini rezultatet qe deshironi.
Eshte shume e rendesishme qe secili nga ju te besoje fort se mund te arrije rezultatet qe pret sepse gjithkush ka jo vetem aftesite e pergjithshme por edhe prirje ne nje ose me shume lende qe mund te jene letersia matematika gjuha e huaj kompjuteri sporti arti apo ndonje fushe tjeter.
Me lejoni qe nje urim te vecante tu drejtoj atyre qe ne kete vit shkollor do te pergatiten per studimet universitare e kam fjalen per maturantet.
Te dashur maturante
Ju do te perfundoni shkollen e mesme me Diplome te Gjimnazit cka perben nje standard te ri cilesie afer atij evropian. Kjo krijon edhe bazen per permbushjen e kritereve te njejta ne pranimet ne arsimin e larte publik dhe privat me kohe te plote dhe kohe te pjesshme.
Te dashur mesues
Ju falenderoj per perkushtimin dhe punen e palodhur qe beni ne permbushjen e misionit tuaj fisnik. Nje falenderim dhe mirenjohje u takon te gjithe brezave te mesuesve qe kane dhene ndihmesen e tyre dhe qe kane lene gjurme ne zhvillimin e arsimit tone kombetar.
Politika e Qeverise per rritjen sistematike te pagave ka bere qe ju te keni sot nje status shume me te mire dhe te merituar nje status dinjitoz jo vetem ne piramiden e sektorit tone publik por edhe ne raport me koleget tuaj ne rajon. Kjo eshte nje arritje shume e madhe sepse e ka bere profesionin e mesuesit nder me te preferuarit cka ka nxitur konkurrencen dhe rritjen e shkalles se kualifikimit. Kjo gare duhet te vazhdoje.
Te nderuar prinder
Ju nuk jeni thjesht nena dhe baballare te shkollareve por jeni partneret me te rendesishem te shkollave tona. Une ju ftoj qe ta thellojme me tej kete bashkepunim.
Te dashur nxenes mesues dhe prinder
Shqiperia po zhvillohet me ritme te shpejta ne te gjitha fushat. Arsimi duhet ti paraprije ketij zhvillimi sepse eshte faktori kyc qe percakton se sa shpejt Shqiperia do te zhvillohet me tej i mbeshtetur ne ekonomine dhe shoqerine e dijes se ketij shekulli.
Prandaj sistemi yne arsimor perballet me sfida shume te medha dhe te veshtira por midis tyre une deshiroj te nenvizoj ate kryesoren
Arsim cilesor per te gjithe.
Cilesia percakton nese ju te dashur nxenes do te arsimoheni ne nje nivel te krahasueshem me bashkemoshataret tuaj evropiane.
Cilesia nenkupton Permbajtje e mbeshtetur fort ne traditen e arsimit tone kombetar dhe zhvillimet e sotme nderkombetare. Reforma e kurrikules do te thellohet ne arsimin baze dhe ate profesional.
Kushte normale per mesimdhenie ne cdo shkolle. Vazhdon ndertimi dhe rindertimi i shkollave ne te gjithe vendin. Deri ne fund te vitit 2010 perfundojne 50 shkolla te reja. Ka filluar ndertimi dhe rikonstruksioni i 33 shkollave te tjera me parametra te mirefillta evropiane.
Mesimdhenes qe e duan profesionin e bukur te mesuesit dhe jane te kualifikuar per te mesuar nxenes me pasione e interesa te ndryshme qe rriten ne kohen e internetit. Reforma e nisur e studimeve ne mesuesi i sherben pikerisht pergatitjes se gjeneratave te ardhshme te mesuesve sipas standardeve te perparuara.
Tekste te nje cilesie te larte dhe sa me te thjeshta per nxenesit.
Reforma e Altertekstit e tregoi veten se mund te nxise jo vetem rritjen e cilesise por edhe tregun e lire te librit.
Laboratore dhe mjete didaktike qe e bejne te nxenit terheqes dhe te thjeshte. Ne sistemin e arsimit baze dhe ate te mesem kete vit shtohen rreth 350 laboratore te rinj.
Perdorim te gjere te teknologjise se informacionit ne mesimdhenie e cila se bashku me zoterimin e gjuheve te huaja jane aftesi baze qe duhet te pervetesoje cdo nxenes dhe mesues. Kete vit pajisen me laboratorin e dyte te kompjutereve 150 shkolla te mesme dhe 9-vjecare. Pra ne kemi nisur fazen e dyte te pajisjes se shkollave me laboratoret e dyte te kompjutereve.
Por arsimi cilesor duhet te jete per te gjithe.
Objektivi yne mbetet
- cdo 5- vjecar ne kopsht
- cdo 15-16- vjecar te perfundoje arsimin e detyruar pra ate 9- vjecar dhe te kete mundesi te vijoje
arsimin e mesem te pergjithshem ose ate profesional.
Me kenaqesi mund tu deklaroj se kete vit eshte rritur regjistrimi i femijeve ne kopshtet e fshatit.
Regjistrimi ne shkollen e mesme deri tani ka arritur ne 90.6 te nxenesve qe perfunduan arsimin e detyruar. Ne arsimin profesional krahasuar me vitin e kaluar jane regjistruar deri tani 11 me shume nxenes ne vitin e pare. Rreth 600 nxenes jane regjistruar ne degen e IT-se qe perben rreth 10 te numrit total te nxenesve te regjistruar ne vitin e pare te arsimit profesional.
Te gjitha sfidat me te cilat ballafaqohet sistemi yne arsimor jane plotesisht te perballueshme permes nje bashkepunimi te ngushte te te gjithe aktoreve mesuesit dhe punonjesit e arsimit nxenesit njesite e qeverisjes vendore prinderit dhe komuniteti.
Ne perfundim deshiroj tju siguroj se mesuesit tane te perkushtuar dhe te gjithe punonjesit e sistemit te arsimit nga Ministria deri ne shkollen me te larget te vendit do te punojne qe arsimi yne te ece i sigurt ne rrugen e arritjes se standardeve evropiane te cilesise sepse vetem ne kete menyre ai mund ti paraprije Shqiperise Evropiane.
Mesazhi i dhene nga Ministri i Arsimit dhe Shkences nxenesve mesuesve dhe prinderve per vitin e ri shkollor 2010-2011

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›