Bode Tatime-dogana 20 me shume te ardhura se 2009
Deshiroj tju njoftoj lidhur me realizimin e te ardhurave te buxhetit te shtetit per muajin gusht dhe per 8 mujorin e pare te vitit 2010. Se pari do te beja publikisht te njohur nje lajm pozitiv nga ekonomia per muajin gusht. Zhvillimet jane teresisht inkurajuese dhe deshmojne ringritjen e ekonomise shqiptare ne ritmet e saj me larta. Te ardhurat per muajin gusht jane 20 me te larta ne krahasim me gushtin e vitit 2009 ose ne vlere leku rreth 4.8 miliard leke me shume se i njejti muaj i vitit te kaluar. Kjo ka qene deklarata e ministrit te Financave Ritvan Bode ne lidhje me realizimin e te ardhurave per tete mujorin e ketij viti. Sipas tij kjo rritje e te ardhurave vjen nga performanca me e mire e administrates fiskale te ardhurave te mbledhura ne tatime dhe ne dogana. Per muajin gusht te ardhurat u realizuan ne masen 102 te planit ose 15 me shume se gushti i vitit 2009. Per tu theksuar eshte rritja e qarkullimit te mallrave qe eshte dhe treguesi kryesor edhe per te matur performancen e ekonomise reale. Gjate muajit gusht ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar qarkullimi i mallrave eshte rritur me 11 e deshmuar kjo nga arketimet e TVSH-se. Nderkohe qe administrata vijon me nje politike mbeshtetese ndaj biznesit duke rimbursuar vetem per muajin gusht 580 milion leke ose sa dyfishi i gushtit te vitit te kaluar. Administrata tatimore tejkaloi programin e muajit gusht me 107 milion leke dhe realizoi 15 me shume te ardhura ne krahasim me gushtin e vitit 2009. Administrata doganore tejkaloi programin e saj me 187 milion leke dhe realizoi 10 me shume te ardhura ne krahasim me gushtin e vitit 2009 eshte shprehur Bode. Sipas tij gjate muajit gusht jane arketuar gjithsej 30 miliard leke te reja ne buxhetin e shtetit. Nese i referohemi shifrave te 8 mujorit qe reflektojne dhe dobesite dhe ecurine jo aq pozitive te ekonomise ne tremujorin e pare te ketij viti te ardhurat jane gjithsej 6 me te larta ne krahasim me vitin 2009 ose 11 miliarde leke me shume. Ato jane sa 99.4 e programit buxhetor. Tatimet dhe doganat per periudhen 8 mujore jane sa 100.3 e planit dhe 6 me shume se 8 mujori i vitit 2009. Qarkullimi i mallrave per 8 mujorin eshte 9.6 me i larte se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Sic thashe kjo takse mat dhe qarkullimin dhe xhiron e ekonomise ne teresi pra performancen e ekonomise reale tha Bode. Biznesit sipas ministrit te Financave ne periudhen 8 mujore i eshte rimbursuar nga buxheti i shtetit rreth 6 miliard leke TVSH kundrejt 1.8 miliard leke qe jane rimbursuar ne te njejten periudhe te vitit 2009. Roli proaktiv i taksave vijon per te mbeshtetur dhe ndihmuar me likuiditet biznesin per te gjitha ato biznese qe kane patur te drejte per te perfituar rimbursimin e Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Administrata doganore ka arketuar 15 me shume se 8 mujori i vitit 2009. Edhe administrata tatimore eshte ne te njejtin nivel. Te ardhurat nga taksat vendore jane sa 92 e programit edhe pse programi u korrigjua me ulje dhe vijojne te mbeten ende 7.2 me te uleta se 8 mujori i vitit te kaluar. Nderkohe qe gjithe administrata tjeter ka nje performance teresisht pozitive deklaroi Bode. Duke nenvizuar se totali i te ardhurave te arketuara per periudhen 8 mujore eshte 206 miliarde leke nga 207 miliarde leke te programuara.
Sikurse shihet dhe sidomos duke marre ne konsiderate ecurine e ekonomise permes taksave gjate muajit gusht kemi nje tregues te qarte te rimarrjes se ekonomise reale krahasuar me nje vit me pare t nje rritje ekonomike evidente qe do te thote se edhe ne perspektive vijueshmeria e arketimit te te ardhurave ne buxhet do te jete po ashtu teresisht pozitive megjithese programi eshte ambicioz deri ne fund te vitit.
Ftoj opoziten qe ti lexoje shifrat sic jane dhe te shohe realitetin ne sy te kuptoje se ekonomia shqiptare tashme ndodhet ne ritmet e saj me optimale me te larta dhe ti jape fund perralles se Rames me gogol krize pasi vetem keshtu mendoj se do te jete ne te njejtin kah levizje me komunitetin e biznesit dhe ekonomine e vendit ka qene deklarata e ministrit te Financave Bode..