Sinoptikanet Vera iku por temperatura te larta do vazhdojne
Vera iku por dite te ngrohta e diell do te perjetojme serish madje me shpejt nga cmund te mendohet. Sipas sinoptikaneve i gjithe vendi eshte perfshire nga reshje shiu dhe temperatura te ulura qe kane pesuar nje renie me 6 grade por e diela do te sjelle nje rritje te menjehershme te temperaturave duke i spostuar reshjet e dobeta te shiut vetem ne veri te vendit. E megjithese metereologet parashikojne qe stina e veres ka ikur dhe 15-ditshi i pare i shtatorit do te jete kryesisht me reshje shiu fundi i tij pritet te sjelle dite te ngrohta me diell e ne kete menyre nuk eshte cudi qe ne fund te shtatorit te perjetojme nje vere te shkurter. Por ditet e para te muajit shtator dhe ulja e menjehershme e temperaturave kane larguar jo vetem emigrantet qe perfunduan lejen dhe u kthyen ne vendet e punes por edhe pushuesit e zakonshem. Moti me shi dhe dallge ne bregdetin e Durresit Vlores apo Sarandes ka boshatisur te gjitha plazhet private dhe publike kurse stina e Vjeshtes ka paralajmeruar se pushimet edhe per kete vit mbaruan. Te shkreta kane qene plazhet e Durresit dhe Vlores diten e djeshme ndersa kane rene edhe reshje sporadike te shiut.