ZMK ne proteste OSSH kerkon rritje te cmimit te dritave
Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve - ZMK protestoi dje perballe ERE sic pohoi kreu i saj Altin Goxhaj ndaj aplikimit te OSSH prane ERE per rritje te cmimit te energjise elektrike me 15. ZMK vuri ne dukje se tarifat e reja te kerkuara jane nga 7.7 L pa TVSH ne 8.85 L pa TVSH per fashen nen 300 KWH dhe nga 12 L pa TVSH ne 13.8 L pa TVSH per fashen mbi 300 KWH. Avokati Goxhaj u shpreh se kjo rritje eshte absurde po te kemi parasysh qe sipas tij OSSH nuk ka plotesuar kushtet e performances se kerkuar per reduktimin e humbjeve dhe rritjes e cilesise se sherbimit dhe vete produktit dhe se situata globale dhe rajonale nuk paraqet kushte ne tregjet nderkombetare per kete rritje te re. ZMK po ashtu vlereson se rritja e cmimit gjate vitit te kaluar me 12 ishte e tepert dhe nuk justifikon nje rritje te re dhe se prodhimi vendas i energjise eshte ne kulmin e eficences. Po ashtu ZMK konsideron se cilesia e produktit e energjise se ofruar eshte ne perkeqesim sic ndodhi edhe keto dite me nderprerje te paparalajmeruara te energjise dhe ardhje te saj me luhatje ekstremist te demshme per pajisjes elektro-shtepiake.
Sipas ZMK aplikimi per rritje duhej te ishte bere te pakten 6 muaj perpara dates se kerkuar qe do te thote duhej te ishte bere para 1 Korrikut. Shoqata evidenton edhe se OSSH nuk ka paraqitur nje raport mbi performancen e saj ne kuader te standardeve te kerkuara ne baze te kushteve kontraktuale nderkombetare te privatizimit.
Nga ana tjeter sikunder thekson ZMK ERE nuk ka asnje arsye te rrise cmimin e energjise sepse nje vit me pare rritja u krye ne shkelje te plote te ligjit dhe ishte e tepert. Po sipas ZMK misioni i ERE e detyron ate te mbroje interesat e konsumatoreve nepermjet tarifave transparente dhe te bazuara ne kosto dhe te siguroje vazhdimesine dhe cilesise e furnizimit te energjise per klientet fundore ndaj dhe rritja e cmimit te energjise ne favor te OSSH do te shkelte pikerisht kete mision te ERE.
Kontrata ende mungon
ZMK konstaton edhe se ERE prej 3 vjetesh ende nuk gjen kohe te miratoje nje model kontrate te rregullt OSSH - konsumatore pasi kontrata aktuale eshte e lidhur me KESH dhe eshte e paligjshme dhe ne kundershtim me Kodin Civil dhe Ligjin per Mbrojtjen e Konsumatoreve dhe gjen kohe te rrise cmimet ne menyre te njeanshme ne favor te OSSH.
Protesta
Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve - ZMK protestoi dje ndaj atyre qe i quajti perpjekje spekulative te OSSH dhe KESH per te rritur cmimin e energjise elektrike me 15 . ZMK akuzon ERE se ne rast se do te rrise perseri cmimin e energjise elektrike atehere ajo nuk eshte me nje institucion i publikut por nje Ent i blere nga OSSH me parate e shqiptareve. Madje per kete Shoqata thote se do te mbaje qendrimin e duhur ligjor.
Tarifat e reja te kerkuara sipas ZMK
nga 7.7 L pa TVSH ne 8.85 L pa TVSH per fashen nen 300 KWH
nga 12 L pa TVSH ne 13.8 L pa TVSH per fashen mbi 300 KWH