“Rruga e Arbrit sot realitet”, investime si asnjëherë më parë në veri

Duke u ndalur tek investimet kryeministri Rama nga Lezha theksoi se është e vërtetë që i është kushtuar një vëmendje e vecantë vijës bregdetare por pa lenë në harresë edhe zonat veriore. “Është e vërtetë që ne kemi vënë një fokus të posaçëm në vijën bregdetare, është e vërtetë që po ta shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndësishëm i këtij fokusi. Po të shikoni balancën, ne kemi investuar si asnjëherë më parë në Tropojë, në Malësinë e Madhe, në Pukë, në Dibër, duke bërë realitet Rrugën e Arbrit. Patjetër që kemi investuar jo pak në të gjithë zonën e Lezhës. Është e vërtetë që kemi një lloj borxh të pashlyer me të gjithë zonën, por një borxh që do ta shlyejmë”, tha zoti Rama.
Sipas kryeministrit Rama elementi kyç që lidhet me strategjinë e zhvillimit të vijës bregdetare është aksi Balldre-Milot dhe Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Po ashtu, edhe aksi Milot-Muriqan është një investim kolosal që nuk ka mundur të finalizohet akoma me një kontratë, por sipas tij së shpejti do të hapet gara për kë aks.“Elementi kyç që lidhet me strategjinë e zhvillimit të vijës bregdetare është aksi Balldre-Milot dhe Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Patjetër edhe aksi Milot-Muriqan është pjesë e përpjekjes që kemi bërë, është një investim kolosal, nuk e kemi finalizuar akoma me një kontratë të fillimit të punimeve sepse gara e hapur për realizimin e kësaj kontrate faktikisht nuk nxorri fitues pasi kompania nuk i plotësoi ato pika që sipas nesh ishin të panegociueshme. Gara do të hapet shumë shpejt dhe ai investim do të bëhet”, njoftoi kryeministri.
Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se procesi i rindërtimit do kohë dhe në momentin që janë nxjerrë eskavatorët në terren është bërë 60-70% e punës. Por sipas kreu të qeverisë, ky tashmë është një proces i pandalëshëm dhe se shumë shpejt do të përfundojë edhe ndërtimi i komplekseve të banimit.” Puna nuk ka nisur tani, po për njerëzit puna është kur nis eskavatori. Ne kemi pasur një volum pune të jashtëzakonshëm. Nuk e kam gjetur një eksperiencë të vetme rindërtimi pas tërmetit falas. Në Itali, Greqi e kudo familjet që marrin shtëpi mas tërmetit, marrin një kredi të butë, ku shteti jep një kontribut, por apartamente falas jo. Ne të gjithë këtë po e bëjmë që të gjithë ata që kanë humbur shtëpinë do ta marrin dhe do ta marrin falas. Madje, ku do ku në një kulm ka pasur disa kurora, ne nuk ndërtojmë një kulm, por aq kurora sa ka pasur. Për këtë duhet durim akoma. E rëndësishme është se procesi është i pandalshëm. Akoma nuk kemi dhënë asnjë apartament, sepse nuk i kemi akoma gati, por unë besoj se nuk do të prisni aq sa keni pritur deri tani, por më pak. Të gjithë ju do të keni një pallat të ri, që do të jetë më i mirë, më i fortë dhe më i bukur se ai që kishit”, tha kryeministri Rama.