Gjirokastër/ “I rilindur” deri ne detaj,gjimnazi “Asim Zeneli” me kushte optimale

“I rilindur”pas vitesh të tëra degradimi deri në pikën që nuk njihej më, gjimnazi “Asim Zeneli”, sot në këtë ditë për arsimin shqipëtar konsiderohet dhurata më e çmuar për mësuesit dhe nxënësit që mësojnë në këtë institucion,ku morën dije emrat më në zë të vendit si Ismail Kadare e Dritëro Agolli.
Gjimnazi “Asim Zeneli” është i njohur si liceu francez i Gjirokastrës dhe u themelua më 5 nëntor 1923. Gjimnazi është një nga shkollat e para të arsimit të mesëm të përgjithshëm në Shqipëri. Falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, prej 834 milionë lekësh të akorduar nga qeveria shqiptare dhe bashkia e Gjirokastrës.,u mundësua edhe transformimi i këtij institucioni arsimor në Gjirokastër.