Rruga e Arbrit tenderi me vlere 2 miliarde leke hapet me 20 dhjetor
Hapet tenderi per ndertimin e nje pjese te Rruges se Arbrit konkretisht segmenti qe nis nga dalja e Ures se Vashes e deri ne Bulqize. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ben te ditur se eshte caktuar fondi prej rreth 2 miliarde lekesh pa perfshire TVSH 20 i cili do te tenderohet me 20 dhjetor. Punimet per kete segment mund te perfundojne ne fund te vitit 2013 duke pasur parasysh afatin e mbarimit te punimeve per 18 muaj nga dita e lidhjes se kontrates.
Sakaq Kryeministri deklaroi dje se do te hapen edhe tendere te tjere per ndertim rrugesh por pa dhene detaje rreth financimit te tyre. Qeveria autorizoi Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per lotin e 8-te te by pass-it Plepa-Kavaje-Rrogozhine si dhe nisjen e studimit te projektimit per disa segmente te tjera rrugore Tirane ndash Dajt ndash Qafe-Molle - Bize zgjerimit te rruges Sukth-Hamallaj aksit Qafe-Plloce - hyrje e Pogradecit dhe Unaza e Pogradecit.
Kryeministri Berisha duke e konsideruar tunelin Tirane-Elbasan nje nder veprat madhore e me fizibel te ndertimeve te derisotme tha se tuneli do te financohet me parate e buxhetit te shtetit dhe nga dita e nenshkrimit te kontrates afati i dorezimit te tij do te jete 18 muaj. Ky tunel shnderron ne realitet nje enderr shekullore te te gjithe qytetareve dhe udhetareve qe nga zonat juglindore e lindore te Shqiperise e me tej kane udhetuar per ne Tirane duke kaptuar malet e Kerrabes - tha kryeministri. Ndersa duke e cilesuar Rrugen e Arbrit si rrugen e dyte te kombit Kryeministri tha se kjo rruge nga Ura e Vashes do te perfundoje brenda ketij mandati. Nje projekt tjeter te rendesishem Kryeministri Berisha konsideroi fillimin e studimit te projektimit per rrugen Tirane ndashDajt ndash Qafe-Molle - Bize i cili do te beje lehtesisht te arritshme nje nder zonat me te bukura turistike malore te vendit. Ne pranvere te vitit te ardhshem perfundon teresisht pasi kane mbetur shume pak kilometra infrastruktura e Bregut nga Ksamili ne Velipoje. Ato do te mbyllen dhe do te pershpejtohet ndertimi i rrugeve drejt maleve e majave te tyre - tha Berisha.