Rruga e Elbasanit, Berisha siguron ruajtjen e monumentit të kulturës

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri deklaroi se "rruga do të zgjerohet sepse qytetarët e kanë jetike për të hyrë në Tiranë nëpërmjet kësaj rruge. Rruga prek një monument kulture, i cili është rrethimi i Pallatit të Brigadave dhe është një stil arkitekturor i veçantë. Ndaj dhe ministria përkatëse, ministri Olldashi dhe drejtoria e rrugëve do mund të bëjnë rrugën pasi të garantojnë që çdo gur i atij muri do kthehet po në atë mur, se harqet do rikthehen identike siç janë, pasi të garantojë rikthimin në origjinal një për një", theksoi Berisha.
Më tej Berisha ftoi shoqëria civile që të krijojë një komision për të monitoruar gur për gur, “sepse e vërteta është se ai është një monument dhe ajo arkitekturë është një vepër i një stili të asaj kohe shumë të respektuar. Rruga është studiuar shumë herë dhe ajo rrugë është jetike dhe trafiku i qytetit e ka jetike këtë rrugë. Garantoj shoqërinë civile se çdo gjë do të kthehet në identitet".
2012-07-16 15:03