Rruga e Kombit Berisha akuzon Ramen. Kreu i PS-se Sfidoj Kryeministrin
Rruga e Kombit perplas dy lideret kryesore te politikes shqiptare Sali Berisha dhe Edi Rama. Kryeministri shqiptar ne nje takim me studentet nga trevat shqiptare akuzoi liderin e opozites se ka qene kunder ndertimit te Rruges se Kombit. Por ka qene i menjehershem reagimi i kreut te PS-se i cili e ka mohuar kete gje duke e cilesuar si te pavertete.
BerishaKryeministri u shpreh se lideri socialist bente pjese ne lobin e njerezve qe nuk donin qe kjo rruge te miratohej. Zoti Rama te pakten me qindra here eshte ngritur kunder saj dhe une dua tju them se Rruga e Kombit eshte kundershtuar ne menyren me te eger nga lobe antishqiptare dhe se pari nga jashte Shqiperise te huaj se dyti ka pasur mbeshtetje edhe brenda vendit. Perse u kundershtua Perse kishte nje armiqesi te madhe ndaj saj Eksponente me nje formim politik arkaik e konsideronin Rrugen e Kombit se pari si nje rruge qe do bashkonte shqiptaret dhe sipas tyre shqiptaret nuk duhet te bashkoheshin. Keta individe e grupe mendonin se Rruga e Kombit do te demtonte thellesisht portet e rajonit. Pikepamja jone dhe e verteta eshte se keto grupe bene gjithcka per ta penguar ndertimin e saj. Por nuk mund ta pengonin sepse ajo ishte nje veper publike qe ndertohej ne territorin e Shqiperise dhe Shqiperia eshte nje vend sovran dhe vendimet e medha i merr vete ne menyren me te qarte theksoi Berisha. Me tej ai shtoi A ka te drejte zoti Rama te rishqyrtoje qendrimin e tij Po ka te drejte. do njeri ka te drejte te rishqyrtoje gabimet e veta errare humanum est - te gabosh njerezore eshte por te pretendosh se nuk ke qene kunder rruges ne nje menyre akuzon veten tende sepse shqiptaret kane nje memorie te kthjellet. Ne jemi komb me memorie si cdo komb tjeter. Berisha nderkohe ka dale kunder idese se bashkimit ne nje shtet te Shqiperise dhe Kosoves. Ne nuk duhet te tentojme asgje e cila mund te cenoje territore shqiptare. Ruajtja e territoreve eshte interesi vital kombetar me i madhi. Ne nje rivizatim te kufijve eshte e sigurt qe shqiptaret do te humbasin serish territore dhe kjo do te ishte e pafalshme. Ndaj duhet te ecim drejt proceseve integruese europiane te lire duhet te bejme gjithcka te unifikojme cdo gje por administraten nuk mundemi. Kur themi nje komb me dy administrata do te thote te mos kete barriera te tjera theksoi Berisha.
Reagimi i RamesKreu i PS-se Edi Rama i cilesoi si te paverteta qendrimet e Berishes per Rrugen Durres-Kukes-Morine duke theksuar njeheresh se e ka kthyer ate ne nje biznes. U informova per cka Saliu ka shprehur ne prani te studenteve kosovare. E sfidoj te provoje me ndonje dokument nese ne kemi qene kunder Rruges se Kombit une apo cilido nga perfaqesuesit e PS te jete shprehur kunder Rruges se Kombit. Nderkohe qe i rithem turp turp turp qe me Rrugen e Kombit keni bere nje biznes fitimprures duke perdorur taksat e atyre shqiptareve qe kane kontribuar per ndertimin e saj deklaroi lideri i PS-se.