E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo Do te ribashkohemi brenda se majtes

Te vegjlit

Partia Demokracia Sociale nuk mohon zerat dhe deklarimet per nje organizim te ri brenda se majtes shqiptare por perhere ne funksion te perfundimit te reformes zgjedhore ne vend. Paskal Milo kryetar i saj deklaroi dje per gazeten Shqip se ne kuader te zhvillimeve te reja politike ne vend mes tij dhe kolegeve te Partise Socialdemokrate dhe Partise Socialiste te Vertete Skender Gjinushi dhe Petro Koci ka nje komunikim dhe shkembim mendimesh per nevojen e organizimit dhe bashkepunimit nderpartiak. PDS-ja inkurajon dhe vlereson shkembimin e mendimeve dhe ideve qe ndihmojne ne forcimin dhe permiresimin e bashkepunimit nderpartiak por gjithnje duke hedhur hapa te menduar mire dhe te pjekur. Jam i mendimit se nevoja per te kaluar ne organizime te reja apo ne njesi zgjedhore me te medha duhet te fitoje terren ne varesi te perfundimeve te reformes zgjedhore ne vend e cila lidhet me interesat politike dhe elektorale tonat direkt tha Milo. Sa i perket nje qasjeje te supozuar drejt Levizjes Socialiste per Integrim kreu i PDS-se tha qarte se kontributet tona dhe koordinimi yne si parti per reformen zgjedhore do te jete me aleancen opozitare ku aderojme aktualisht. Nderkohe kolegu i tij Skender Gjinushi ka qene me i drejtperdrejte duke e shpallur madje bashkepunimin me PS-ne te pavlefshem ne driten e veprimeve te kesaj te fundit per Kodin e Ri Zgjedhor. Sipas tij bashkepunimi i dy te medhenjve po synon ndertimin e nje skeme per te vjedhur mandatet nje akuze kjo shume e rende. Ata qe gjoja bertasin se te vegjlit jetojne ne kurriz te te medhenjve shpiken Dushkun e pare kunder te vegjelve pastaj shpiken Dushkun e dyte per te komanduar votat midis te vegjelve dhe se fundi mbajne nje sistem te ashtuquajtur spanjoll per eliminimin e partive te tjera. Ajo qe deformohet eshte vota e shqiptareve sepse ne 2009-n jane 160-170 mije vota qe nuk perfaqesohen ne Kuvendin e Shqiperise sipas vullnetit te dhene prej zgjedhesve. Pra jane deformuar jo pak por 15 deri 16 mandate nderkohe qe Berisha qeveris vetem me kater mandate te blera tha Gjinushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›