"Rruga e Kombit", për artistë nga Shqipëria e Kosova
"Rruga e Kombit", kështu është menduar të titullohet ekspozita, e cila vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës dhe Galerisë së Arteve të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës. Kushtuar ndërtimit të rrugës kombëtare Durrës-Morin, dy institucionet ftojnë të marrin pjesë artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët mund të aplikojnë në disiplina të ndryshme, si në fotografi, pikturë, skulpturë video-instalacion etj. Punimet, të cilat duhet të dorëzohen nga data 25 maj deri më 3 qershor në Muzeun Historik Kombëtar, do të përzgjidhen nga një komision profesional i MTKRS-së. Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime. Me këtë rast të dyja ministritë kanë ngritur një grup pune të përbashkët, i cili po përgatit detajet e mëtejshme teknike të ekspozitës.