E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romët ndryshe në syrin e Kazazit

U çel dje ekspozita fotografike e autorit Tan Kazazi. E kuruar prej Heldi Pemës, ekspozita e titulluar "Childrens" vjen si një projekt i "Open Gallery", e cila kësaj here prezanton një artist të ri që po kryen studimet për regji në degën e Dramës në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë. Tepër i interesuar për fotografinë, videon dhe të tjera performanca artistike, ai shfaqet para publikut në Raum Gallery me një seri fotografish të realizuara në një zonë rurale, ku jeton komuniteti rom. Autori përcjell jo vetëm varfërinë e tejskajshme, por edhe mohimin që shoqëria i ofron, duke i përjashtuar prej jetës sociale. Kazazi nuk ka dashur të përcjellë ambientin e vërtetë në të cilin ata jetojnë, por në mënyrë tepër elegante ai arrin të përcjellë te ne, sidomos portretet e fëmijëve, të cilët mbartin një kulturë më vete. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›