E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e mundimshme drejt standardeve zgjedhore

ARTAN HOXHA

1. Një javë më parë, OSBE/ODIHR-i publikoi raportin përfundimtar të zgjedhjeve vendore 2011. Raporti ofroi skanimin e zakonshëm, të thellë e të gjerë të performancës zgjedhore duke vlerësuar shkallën e përmbushjes së angazhimeve ndaj OSBE-së, standardeve ndërkombëtare dhe të legjislacionit vendas, koncept ky që në gjuhën e përditshme politike zëvendësohet me standarde zgjedhore. Raporti rikonfirmoi thëniet më të hershme të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare, të SHBA-ve dhe të BE-së. Më shumë se vetë raporti, interesi ishte mbi mënyrën e reagimit të palëve politike, aq më shumë kur qasja e ardhshme e opozitës sikur ishte lidhur me cilësimet e pritshme negative e të kërkuara me insistim prej saj nga ky raport.

2. Palët politike e përshëndetën raportin menjëherë. Kryeministri Berisha, në emër të maxhorancës, e vlerësoi raportin objektiv dhe pozitiv për zgjedhjet, duke evidentuar nga raporti kryesisht vlerësimet pozitive dhe cilësimin se zgjedhjet ishin transparente dhe konkurruese dhe se …aspektet pozitive përbejnë një bazë për progres të mëtejshëm…. Lideri opozitar, Rama, e konsideroi raportin si …asnjëherë më i qartë dhe i drejtpërdrejtë, me qëmtime që slënë asnjë ekuivok për mungesën e standardeve dhe rolin negativ të KQZ-së e të Kolegjit Zgjedhor. Ai e falënderoi OSBE/ODIHR-in për objektivitetin e treguar deri në fund, duke u shprehur njëherazi kritik për raportet e paqarta të mëparshme, si ai i vitit 2009, që, sipas tij, u vuri në fund kapakun vjedhjeve duke folur për një progres të paqenë e për mungesë provash për manipulime. Vihet re lehtë se leximi publik i raportit nga politika duket se nuk ka të bëjë fare me përmbajtjen e vetë raportit, por me qëndrimet dhe synimet politike dhe nevojën për të ndikuar në mënyrën se si publiku dhe segmente të caktuara të tij do të perceptojnë vlerësimin e zgjedhjeve nga ndërkombëtarët. Sjellje kjo më se e zakonshme.

3. Misionet vëzhguese dhe raportet e vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it bazohen në metodologji të arrira, të konsoliduara e që përsosen vit pas viti me shtimin e eksperiencës së organizatës dhe bazës së të dhënave të mbledhura ndër vite nga vëzhgimet në vendet e ndryshme. Natyrisht që vlerësimi dhe raportimi i zgjedhjeve nuk është as proces dhe as vlerësim idealisht objektiv. Metodat kanë kufizimet e tyre, dhe ato zbatohen nga njerëz të ndikueshëm nga shkalla e saktësisë dhe plotësisë së informacionit, rrethanat politike të vendit nën vëzhgim dhe objektivat politike të çastit dhe/ose afatgjata. Çdo lexues mund të vizitojë faqen zyrtare të organizatës (www.osce/odihr) dhe në përpjesëtim me interesin dhe vullnetin, të njihet me metodologjinë dhe me raportet për vende të ndryshme, në kohë të ndryshme, përfshirë të gjitha raportet për zgjedhjet në Shqipëri. Leximi i raporteve kërkon disa njohuri minimale, ndryshe keqkuptimet ndodhin edhe në mirëbesim, e aq më shumë kur leximi i raporteve bëhet qëllimisht i shtrembëruar.

4. Shumë, shumë shkurtimisht, shprehja angazhimet ndaj OSBE….. përmbledh tetë koncepte bazë e thelbësore: 1) zgjedhje periodike – në periudha të përshtatshme kohore as shumë të shkurtra dhe as shumë të gjata; 2) zgjedhje të vërteta – zgjedhësit të mund të votojnë të mirinformuar; 3) zgjedhje të lira – edhe votuesit janë të lirë të zgjedhin, por edhe cilido subjekt është i lirë të konkurrojë; 4) zgjedhje të ndershme subjektet konkurrojnë në kushte të barabarta e trajtohen në mënyrë të paanshme; 5) votim i përgjithshëm çdokush që ka të drejtë dhe dëshiron të votojë, të mund të votojë pa pengesa, si p.sh. nga mungesa e emrit në listën e votuesve; 6) votim i barabartë çdo votë ka të njëjtën vlerë; 7) votim i fshehtë mënyra e votimit dhe e leximit të votës të sigurojë anonimatin e votuesit; 8) ndershmëria e numërimit dhe rezultateve votat të quhen të vlefshme kur qëllimi i votuesit është shprehur qartë dhe procesi të jetë transparent, i saktë, i verifikueshëm. Vlen për tu theksuar ky i fundit lidhur me zgjedhjet e 2011-s në Tiranë.

5. Që nga viti 2000, në Shqipëri janë mbajtur shtatë procese zgjedhore, nga të cilat katër vendore, në vitet 2000, 2003, 2007 dhe 2011 dhe tre kombëtare, në vitet 2001, 2005 dhe 2009. Raportet respektive të OSBE/ODIHR-it mundësojnë një analizë të dinamikës së performancës së zgjedhjeve dhe rrugën e tyre drejt plotësimit apo jo të angazhimeve ndaj OSBE-së dhe standardeve ndërkombëtare. Ndërsa vërehet një avancim në tërësi në të gjitha parametrat që lidhen me standardet dhe kriteret e shumta përkatëse, gjithashtu vërehet se, lidhur me standarde/kritere të caktuara, avancojnë më shumë e më lehtë, ndërsa të tjera priren më shumë drejt vendqëndrimit apo ecjes me zigzag.

6. Duke u krahasuar me zgjedhjet e viteve 1996 dhe 1997, zgjedhjet e viteve 2000 dhe 2001 konsiderohen si një rinisje e mirë në rrugën drejt angazhimeve ndaj OSBE-së. Por, analiza e detajuar e të gjitha parametrave tregon se zgjedhjet ishin tejet larg shumicës së standardeve. Problemet janë bazike, të gjera e të thella, përfshirë listat e rrëmujshme, përdorimin e mjeteve administrative, frikësimin e votuesve, ndërhyrjet e policisë, mbushjen e kutive me vota shtesë, falsifikimin e rezultateve, kapërcim të ligjit përmes mikro-Dushkut dhe kandidatëve të pavarur e deri në proceset gjyqësore të deformuara. Raporti i 2001-shit shprehet …me gjithë këto shqetësime, nuk ishte fitorja e PS-së në këto zgjedhje që u vu në dyshim, por vetëm gjerësia e kësaj fitoreje…. Zgjedhjet vendore 2003, ndonëse shënuan një progres në disa drejtime si, zhvillimi i fushatës, pasqyrimi në media e deri proceset ankimore, u konsideruan një mundësi e humbur për një përparim domethënës drejt përmbushjes së angazhimeve të OSBE-së , nga raporti i atij viti. Në këto zgjedhje u evidentuan veçanërisht problemet me listat, numërimin e votave dhe pasaktësinë e rezultateve. Megjithatë, u shënuan dy zhvillime mjaft pozitive: për herë të parë u cilësua korrekt dhe pozitiv roli dhe sjella e policisë, si dhe u pakësua ndjeshëm vesi i mbushjes së kutive.

7. Zgjedhjet e vitit 2005, ndonëse mundësuan rotacionin dhe kalimin paqësor të pushtetit nga socialistët te demokratët, u vlerësuan se …u përputhën, vetëm pjesërisht, me angazhimet e OSBE-së … dhe shënuan disa përparime në zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri…. Këto ishin zgjedhjet ku të dyja kampet përdorën taktikën e shumëkritikuar të mega-Dushkut, por ishin edhe zgjedhjet ku u shënua për herë të parë një performancë më kolegjiale e KQZ-së, ndihmuar, me sa duket, nga atmosfera më e paqme politike dhe pritshmëria realiste dhe pranueshmëria mbi rotacionin e mundshëm.
Zgjedhjet pasuese të vitit 2007 u vlerësuan se ….i përmbushën vetëm pjesërisht angazhimet e OSBE-së. Partitë politike kryesore dështuan në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave. Për rrjedhojë, procesi zgjedhor shpesh u bllokua dhe dukej të ishte pranë pikës së kolapsit në raste të përsëritura. Sjella konfliktuale politike u përçua edhe në KQZ, ndërsa nuk mungojnë vlerësimet negative për inkoherencat dhe boshllëqet me arsyetimet e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor. Tonet e kritikës së raportit për partitë kryesore rritet ndjeshëm duke i bërë njësoj bashkëpërgjegjëse të kësaj performance vendnumëro.

8. Zgjedhjet e 2009-s, sipas raportit, …shënuan një progres të prekshëm përsa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore në vend, përsa i përket votimit, numërimit dhe gjykimit të konflikteve zgjedhore. …Këto përmirësime të konsiderueshme u zbehën nga politizimi i aspekteve teknike të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›