E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e pranimit të një sundimi

Është rruga e pranimit të një sundimi i cili dikton përfundimin e çdo procesi gjyqësor. Dikton fatin e çdo prone publike, apo private, dikton mundësitë e informimit të publikut, e dikton edhe se çka publiku duhet dhe nuk duhet të marrë vesh

Nga Edi Rama*

Një tjetër ditë po perëndon në rrugën e vështirë të kësaj beteje, e cila vë përballë përditë e më qartë dy botë krejt të ndryshme. Dy mënyra krejt të ndryshme për ta parë botën. Dy rrugë krejt të ndryshme për ta jetuar atdheun tonë. Nga njëra anë ne, që kërkojmë diçka pa të cilën bashkëjetesa demokratike është e kompromentuar. E nga ana tjetër pushteti, që është turrur në të gjitha rrugët e propagandës, për të shtrembëruar të vërtetën e thjeshtë. Të vërtetën e thjeshtë se kjo betejë e jonë, nuk është një betejë për interesin e pushtetit. Por është një betejë për interesin publik. Të vërtetën e thjeshtë se kjo betejë e jona nuk është një betejë e një partie kundër një partie tjetër, por është beteja e qytetarëve dhe qytetareve të këtij vendi, kundër një pushteti që kërcënon liritë e të drejtat, pa të cilat ne nuk jemi të barabartë në atdheun tonë.

Çdo ditë në të gjitha rrugët e komunikimit me publikun shfaqen njerëz të cilët ushqehen dhe e ushqejnë familjet e tyre me gënjeshtrën, me shpifjet, me fyerjet. Shfaqen njerëz që për të mbrojtur oborrin e pushtetit, thonë të pavërteta nga më të neveritshmet. Njerëz të cilët e kanë shitur lirinë e tyre tek oborri i pushtetit dhe për interesat e një oborri, çdo ditë thonë të pavërteta nga më të neveritshmet për ata që në këtë grevë urie nuk kanë hyrë për veten e tyre, por kanë hyr për mënyrën sesi ata dhe të gjithë ne duam ta jetojmë jetën tonë në këtë vend, që është vendi ynë i përbashkët. Dhe në ndërkohë mendojeni për një moment sikur analizat në spital, të këtyre trupave të rraskapitur e të stërmunduar për transparencën, të tregonin qoftë edhe një gjurmë të thjeshtë ushqimi, çfarë do të kishte ndodhur? Çfarë do të kishim dëgjuar, e çfarë do të kishim parë? Por ato analiza dëshmojnë të vërtetën e madhe që as goja e shthurur e këtij pushteti nuk e shtrembëron dot, sado të nxjerr gënjeshtar e gënjeshtra në rrugët e komunikimit. E sado të tentojë të provojë të kundërtën, që nuk ka sesi provohet. Pasi e gjithë Shqipëria, i gjithë opinioni publik, të gjitha sytë e kamerave, që janë drejtuar nga kjo çadër, tregojnë orë e çast të kundërtën. Tregojnë se këta djem e vajza, këta burra e gra, me një grevë urie unikale në historinë e këtij vendi, me një grevë urie që do të mbahet mend në historinë e këtij vendi si një kontribut qytetar, për lirinë dhe demokracinë në këtë vend, po sfidojnë gënjeshtrën në pushtet, në emër të së vërtetës së mbyllur në kutitë që pushteti nuk i hap pikërisht sepse nuk përballet dot me të vërtetën.

E kanë marrë vesh që të gjithë, e kanë marrë vesh shqiptarët e shqiptaret në Shqipëri e kudondodhur, e kanë marrë vesh të gjithë miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtar se votat janë vjedhur. Se e drejta e shqiptarëve për të zgjedhur lirisht, kë do ti qeverisë, është shkelur, dhe se në kutitë e 28 qershorit fshihet një mashtrim i madh, me të cilin Sali Berisha nuk ka kurajon të përballet. E për këtë arsye i mohon popullit të vet të drejtën që të shohë se çfarë ka në ato kuti. E për këtë arsye, duke i mohuar këtë të drejtë popullit të vet, e mban Shqipërinë peng në një krizë që thellohet dita ditës. Është një krizë e cila nuk mban peng vetëm jetën politike të vendit, duke mos lejuar normalitetin demokratik, por mban peng vetë demokracinë, mban peng vetë shtetin, mban peng edhe ekonominë.

Shqiptaret e shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë se e keqja që ju ka hyrë në shtëpi, duke bërë që ata të ndjehen përditë dhe më të pafuqishëm përballë çmimeve stratosferike, ka të bëjë drejtpërdrejtë me çka fshihet në kutitë e votimit dhe me krizën e provokuar për shkak se Sali Berisha nuk përballet dot me të vërtetën e atyre kutive. E për këtë arsye nuk i hap dot rrugën e transparencës. E kanë kuptuar mirë qytetarët e qytetaret e këtij vendi, se ne jemi në këtë betejë për diçka shumë të qenësishme. Për diçka shumë themelore, për diçka të pa zëvendësueshme, që është transparenca mbi vendimmarrjen e popullit. Nuk mundet dot që të jetohet lirisht dhe që e drejta të jenë të garantuara në një shoqëri, në rast se vendimmarrja e popullit, për mënyrën sesi do të qeveriset dhe për ata që do ta qeverisin, nuk është transparente.

Ne kemi qenë qysh në krye të herës për vështirësinë e jashtëzakonshme të rrugës që kemi zgjedhur. Është e jashtëzakonshme rruga e të vërtetës, por edhe e jashtëzakonshme është edhe vështirësia e të ecurit në këtë rrugë. Po rrugë tjetër nuk ka për ne, sepse rruga tjetër është rruga e pranimit të mbretërisë së pa shpallur të Sali Berishës. Është rruga e pranimit se në këtë vend populli nuk mund të zgjedh, por detyrohet të sundohet nga ata që nuk e lënë të zgjedh. Është rruga e pranimit të një sundimi i cili dikton përfundimin e çdo procesi gjyqësor. Dikton fatin e çdo prone publike, apo private, dikton mundësitë e informimit të publikut, e dikton edhe se çka publiku duhet dhe nuk duhet të marrë vesh. E kështu me radhë shkojmë drejt një oborri të mbyllur ku ata që jetojnë brenda përfitojnë nga pushteti që e zotëron atë oborr, kurse ata që janë jashtë oborrit janë thjesht dhe vetëm shërbëtorë e jo më qytetar me liri e të drejta të barabarta. Ndërkohë që kush guxon të ngrejë zërin kundra atij oborri, shpallet i mallkuar dhe vihet përpara detyrimit ose të nënshtrohet, ose të largohet. Ne nuk mund ta pranojmë këtë projekt të pamundur për Shqipërinë, e për këtë arsye jemi në këtë betejë. E për këtë arsye ne kemi zgjedhur këtë rrugë, e për këtë arsye ne as do të zmbrapsemi dhe as do të ndalemi në këtë rrugë.

Motra dhe vëllezër ju besoj të gjithë e dëgjuat atë që tha Erion Veliaj pak më parë lidhur me një grua, e cila sot foli krejt së prapthi duke fyer e duke shpifur për njerëzit që po sakrifikojnë kaq shumë në këtë çadër. Nuk është vetëm një rast, por është një rrugë, është një mënyrë e të kuptuarit dhe të bërit të politikës. Është një këndvështrim mbi botën dhe mbi vendin që ka molepsur dhe moleps dita ditës individë të cilët i shpërfytyron shërbimi ndaj pushtetit e kapja pas tij. E ju siguroj se beteja jonë është një betejë për të shpëtuar edhe ata, për të shpëtuar edhe shpirtrat dhe mendjet e tyre, për të shpëtuar të vërtetën në një mjedis ku gënjeshtra në pushtet kërkon të imponojë interesin e vet në formën e një gënjeshtre zyrtare të gjithëpranuar. Unë dua të gjithë ta kuptojnë se nëse skanë kurajën të bashkohen me ne, duhet të gjejnë sëpaku kurajën për të mundur frikën brenda tyre dhe për të heshtur në këtë përballje ku ne jemi në krahun e atyre që nuk kanë pushtet. Ne jemi në krahun e atyre që janë të detyruar ti nënshtrohen pushtetit për bukën e qeverisë. Ne jemi në krahun e atyre që janë të detyruar të bëjnë gjëra që nuk duan ti bëjnë, e thonë gjëra që nuk duan ti thonë, por të gjejnë kurajën dhe sëpaku të heshtin. Të mos bëhen pjesë e këtij korri të zhurmshëm të propagandës së pushtetit, që në të gjitha rrugët e komunikimit, i turr kundër këtyre njerëzve, burra dhe grave, djemve dhe vajzave, që po sakrifikojnë edhe për ta, që po sakrifikojnë për liritë dhe të drejtat, edhe të fëmijëve të tyre, edhe të familjeve të tyre. Teksa i dëgjoj përditë ata që vërsulen kundër kësaj përpjekjeje të madhe opozitare. Pyes veten si ka mundësi te jenë të kënaqur në një Shqipëri kur liritë dhe të drejtat janë të kërcënuara. Si ka mundësi të jenë të kënaqur në një Shqipëri ku gënjeshtra në pushtet e ka futur të gjithë vendin, në një krizë që thellohet përditë. Si ka mundësi që të jenë të kënaqur në një Shqipëri ku qytetari nuk është as i lirë dhe as i barabartë me të tjerët, por është vijimësisht i kërcënuar në lirinë e në barazinë përpara ligjit, për shkak të interesave të një pushteti, që kërkon të bëj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›