Rruga e reThumanë-Laç, përfundon makthi i banorëve

Rruga nga fshati Thumanë deri në Lac nuk do të jetë më një gangrenë për banorët e këtyre zonave. Në të ka nisur puna për rikostruksion dhe asfaltim, me qëllim letësimin e kalimit të automjeteve dhe transportit të mallarave. Investimi është bërë nga Qeveria shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ura e Drojës, dikur e shkatërruar dhe njëkalimshme sot nga një ndëryrje e mirëplanifikuar është plotësisht e kalueshme. Banorët e qytetit Mamurras do të jenë përfitues të një rrugë të rindëruar, të pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, trotuare dhe sinjalistikë për ti dhënë fund ndotjes dhe trafikut.
Benet Beci, drejtori i Fondit Shqiptar i Zhvillimit tha se nga kjo ndëryrje përfitojnë te gjithe banorët.Por në shtator është gati një projekti i ri. Laci, fshatrat përreth dhe Miloti do të lidhen së bashku me një rrugë të re, plotësisht të asfaltuar.
37 mijë banorë të Mamurrasit janë përfituesit e parë të këtij investimi në infrastructure, ku ndëryrja e parë është kryer në 10 km të saj. Ndërsa investimi i akorduar në këtë rast për këtë segment rrugor është 301 milion lekë dhe pritet që me këtë ndërhyrje që të shmanget trafiku si dhe eleminimi i përmbytjeve e ndotjes në këto zona.