E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thertoret sërish në rrugë,Tiranë-Shkodër, mishi kushton “lirë”

Përpara 10 ditëve Qeveria miratoi aktin normativ për të ndaluar thertoret ilegale buzë rrugës, por kjo nuk e ka ndryshuar aspak situatën. Një nga segmentët rrugore më problematike është ajo e rrugës nacionale Tiranë- Shkodër. Pavarësisht të gjitha thirrjeve publike dhe kritikave të Qeverisë, në aksin nacional afër Fushë Krujës këto thertore vazhdojnë aktivitetin e tyre të përditshëm. Në mënyrë ilegale ata tregtojnë mish jashtë cdo standardi higjeno-sanitar në rrugë, në pritje të blerësve kalimtarë.
 

Pronarët e këtyre thertoreve nuk lejojnë të filmohen, por jashtë kamerave thanë se bëhen kontrolle të vazhdueshme, por sapo sinjalizohen e mbyllin aktivitetin e tyre për disa orë derisa Autoritetet e Kontrollit Ushimor largohen. Ata thonë se ky është biznesi i tyre me të cilin mbajnë familje dhe tregohen të vendosur se nuk mund ti mbyllin këto thertore.
 

Përballë kësaj siuate autoritetet vendore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushimit po heshtin duke lejuar tregëtimin e mishit pa asnjë kontroll. Më herët AKU ka apeluar qytetarët të mos blejnë mish në këtë aks rrugor për shkak se është i rrezikshëm konsumimi i tij, sepse blihet nga këto thertore të pakontrolluara.
 

Por gjithcka ka përfunduar vetëm në formën e një thirrje ku Qeveria dhe drejtuesit e Komunave apo Bashkive ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ti dhënë fund këtij fenomeni te shemtuar që ka ndikim të drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›