E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla Pano Drejtesia nevoje urgjente per reformim

Profesori i Universitetit te Ilinoit Perendimor Nikolla Pano thote se sistemi juridik ne Shqiperi ka nevoje per depolitizim dhe pastrim nga njerezit e pakualifikuar. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes profesori i historise thote se pa nje reforme te tille te thelle hyrja e Shqiperise ne Bashkimin Evropian do te vonohet. Profesor Pano u intervistua nga kolegu Ilir Ikonomi

Zeri i Amerikes Profesor Pano pas me shume se dy vjetesh ngerci politik shumica dhe opozita ne Shqiperi po shfaqin shenja bashkepunimi. A mendoni se mosbesimi i thelle mes dy paleve tashme eshte tejkaluar

Prof. Nikolla Pano Se pari me lejoni te them se jame mjaft i inkurajuar nga zhvillimet e disa javeve te fundit ne Shqiperi. Duket se ka nje interesim per ti dhene fund ngercit politik qe ka krijuar kaq veshtiresi ne vend. Jam i kenaqur qe Partia Socialiste tani duket e angazhuar per te marre pjese ne punimet e parlamentit si edhe ne punen e komisioneve te ndryshme te tij. Mendoj se eshte teper heret per te gjykuar ne menyre perfundimtare mbi kete ceshtje por mendoj se te pakten per momentin duket se kemi shenja pozitive. Natyrisht do te duhet te punohet per kodin zgjedhor. Per me teper duket se ka nje deshire nga te dyja partite per te avancuar serine e propozimeve qe kerkojne nje shumice prej tre te pestash per tu miratuar. Pra keto jane shenja pozitive dhe shpresedhenese. Une do tu beja seriozisht thirrje partive ne Shqiperi te vazhdojne perpjekjet per te arritur mirekuptim ne keto ceshtje si dhe per tu marre edhe me probleme te tjera qe kerkojne vemendje.

Zeri i Amerikes Ju permendet kodin zgjedhor nevojen per riparimin e tij. Ne te kaluaren kodit i jane bere permiresime e megjithate zgjedhjet kane qene te kontestuara. A kemi te bejme ketu me nje problem te vete kodit apo eshte problemi i zbatimit te ligjit ekzistues per zgjedhjet

Prof. Nikolla Pano Mendoj se jane te dyja. Se pari nje nga problemet ne dy zgjedhjet e fundit ka qene aktiviteti i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. shte e qarte se dicka duhet bere per te reformuar kete komision. shte e nevojshme te kete nje perfaqesim me te gjere ne perberjen e komisionit i cili duhet te perfshije jo vetem perfaqesues te partive politike por edhe te organizatave joqeveritare. Jam i sigurt se ne Shqiperi duhet te kete njerez qe mund te konsiderohen si politikisht te pavarur reputacioni i te cileve i kalon interesat e ngushta partiake. Njerez te tille duhet te perfshihen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Duhet patur parasysh se procesi zgjedhor kurre nuk do te depolitizohet megjithe perberjen e komisionit. Por dyshimet e thella me te cilat u pa KQZ-ja gjate zgjedhjeve te fundit dhe atyre te meparshme shtron pikepyetje rreth perberjes se tij prandaj eshte e nevojshme qe ketu te behen ndryshime. Persa i perket legjislacionit mendoj se duhet shqyrtuar me kujdes sistemi elektoral parlamentar. A funksionon sistemi i tanishem i perfaqesimit proporcional Ky duket se favorizohet nga shume studiues politike evropianoperendimore. Per fat te keq ka patur veshtiresi me sistemet e kaluara zgjedhore sic ishte ai qe coi ne skandalin e Dushkut. Por mendoj se ne fund te fundit nje sistem i zgjedhjes se drejtperdrejte ne 100 ose 120 zona zgjedhore me disa klauzola qe parashikojne perfaqesimin e partive me te vogla do te ishte nje zgjidhje ideale. Shpresoj se udheheqesit politike te Shqiperise do ti bejne nje analize te imte sistemit te tanishem duke peshuar anet e tij te forta e dobeta para se ta reformojne ate.

Zeri i Amerikes Po sistemi i drejtesise ne Shqiperi si i ka perballuar sfidat qe nga zgjedhjet e 2009-s dhe ato te fundit

Prof. Nikolla Pano Do te thosha se nje nder problemet me te medha te Shqiperise eshte sistemi ligjor sistemi juridik dhe mendoj se rrenjet e problemit shkojne qysh perpara zgjedhjeve te 2009s. Ky eshte nje nga problemet rrenjesore te tranzicionit pas komunist. Po cilat jane keto veshtiresi Se pari eshte nevoja per te depolitizuar sistemin ligjor. shte i nevojshem emerimi i juristeve te kualifikuar pozita drejtuese. Per shembull eshte dicka per te ardhur keq qe ka veshtiresi ne emerimin e anetareve te Gjykates se larte dhe asaj kushtetuese. Po ashtu kur shikon se disa gjyqtare ose juriste transferohen ne menyre periodike ose kur shikon se disa gjyqtare jane te perfshire koke e kembe ne korrupsion gje qe minon besueshmerine e sistemit ligjor. Ne Shqiperi ka gjithashtu gjyqtare qe me duket se nuk jane sa duhet te kualifikuar per postet qe mbajne. Disa prej tyre kane mbaruar kurse speciale gjashtemujore ne fillim te dekades se kaluar. Pjese e problemit jane gjithashtu veshtiresite ne ndjekjen ligjore te veprave kriminale. Ka gjithfare pengesash per ata qe merren me ndjekjen ligjore te elementeve kriminale te lidhur me pushtetin. Edhe ndjekja ligjore e veprave te korrupsionit pengohet. Megjithese ne keto fusha ka patur nje fare perparimi kjo eshte nje ceshtje shume serioze qe duhet zgjidhur. Pra sistemi juridik ka nje nevoje te ngutshme per reforme dhe pastrime. Edhe ne raportet e Bashkimit Evropian per Shqiperine nje nga ceshtjet qe theksohet gjithmone eshte se sistemi juridik ne Shqiperi eshte i korruptuar dhe nuk funksionon ne menyre te efektshme. Ne jurisprudencen perendimore ka nje parim qe thote drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar. Po te shikosh disa episode kyce te disa viteve me pare ato ende nuk jane zgjidhur. Te tilla jane Gerdeci per shembull ose hetimet rreth incidenteve te 21 janarit te ketij viti te cilat po zvarriten me lloj-lloj pengesash. Po ashtu edhe incidenti i videopergjimit Meta-Prifti. Per mua per shembull vendimi i Gjykates se Larte per te mos lejuar eksperte te huaj per te ekzaminuar videot lidhur me natyren e tyre eshte nje mangesi serioze. Te gjitha keto tregojne se sistemi ligjor dhe juridik i Shqiperise duhet te reformohet ne menyre te thelle. Pa u bere kjo hyrja e Shqiperise ne Bashkimin Evropian do te vonohet.

Zeri i Amerikes Na ndihmoni ju lutem te kuptojme cili eshte ndryshimi me sistemin amerikan te drejtesise sepse edhe ne Shtetet e Bashkuara ka shume ceshtje gjyqesore qe zgjaten dhe zvarrisen.

Prof. Nikolla Pano Po edhe ne Shtetet e Bashkuara kemi shume probleme te tilla si vonesa ne procesin juridik ose kur individe te financuar mire ose korporata mund ti zvarrisin procedurat juridike deri ne piken ku atyre qe i ngrejne keto ceshtje u mohohet drejtesia. Kjo nuk ka diskutim. Por ne te njejten kohe ne Shtetet e Bashkuara ka mekanizma qe i trajtojne keto gjera ekziston nje trysni e vazhdueshme nga poshte per zgjidhjen e ketyre problemeve ndersa ne Shqiperi kjo trysni nuk eshte. Ka gjithashtu edhe nje ndryshim tjeter fakti qe Shqiperia po kerkon anetaresim ne Bashkimin Evropian pra ne rastin e Shqiperise ka nje urgjence me te madhe per ti zgjidhur keto probleme.

Zeri i Amerikes Nese Presidenti Topi pasi te jete larguar nga presidenca krijon nje parti te re sic perflitet sa ndikim mund te kishte kjo parti ne jeten poltike te vendit

Prof. Nikolla Pano Po te shikosh formimin e partive te reja nga partite e medha ne Shqiperi rezultatet nuk kane qene shume pozitive. Kjo duke filluar qe nga viti 1992 me formimin e Aleances Demokratike. Po keshtu ka patur formime te partive te tjera qe jane shkeputur nga partite e medha ka patur madje shkeputje edhe nga parti me te vogla. Do te thosha se si rregull partite qe jane shkeputur nuk kane patur sukses. Nje pervoje e ndryshme ka qene rasti i Levizjes Socialist per Integrim te Ilir Metes qe u formua ne vitin 2004. Ajo pati nje fare suksesi. Por ajo e pati kete sukses si rrjedhoje e disa rrethanave politike te krijuara ne Shqiperi. Ajo ka patur rol dhe ka qene nje nga faktoret qe cuan ne humbjen e socialisteve ne vitin 2005 si dhe ne zgjedhjet mjaft te kontestuara te 2009s. Keto kane qene rrethana mjaft te vecanta. Por nuk ka garanci per sukses nese Presidenti Bamir Topi dhe aleatet e tij krijojne nje parti te re per zgjedhjet e 2013-s. Nuk mendoj se ajo parti do te terhiqte nje mbeshtetje te madhe popullore.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›