E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet inspektimi financiar

Ligjet

Projektligji për inspektimin financiar ka rindezur debatin mes opozitës dhe mazhorancës. Sajmir Tahiri dhe Ilir Rusmali kanë debatuar në lidhje me projektligjin për inspektimin financiar për shkak se socialistët kërkojnë më shumë kohë në dispozicion të njihen me këtë draft, ndërkohë që kryetari i Komisionit të Ligjeve ka thënë se Partia Socialiste ka pasur të gjithë kohën e duhur në dispozicion për ta shqyrtuar këtë projektligj. Gjatë ditës së sotme, Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim projektligjin për inspektimin financiar dhe projektligjin për auditimin e brendshëm në sektorin publik.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›