E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugë, ndriçim, lulishte për periferinë

Punimet tek Oxhaku

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, inspektoi dje punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës në Bllokun nr. 61. Ky bllok banimi shtrihet në pjesën verilindore të qytetit të Tiranës, pjesë e territorit të Njësisë Bashkiake Nr. 4 dhe sipërfaqja që po trajtohet është 30 ha. “Pas shumë përpjekjeve me komunitetin e kësaj zone, për të bërë të mundur së bashku çlirimin e akseve dhe hapësirave, në mënyrë që të vinim tek risistemimi i plotë me rrugë të reja dhe rikonstruksion rrugësh të vjetra, sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune realisht të vështirë, por të domosdoshme, ku një territor i tërë i përfshirë nga disa lagje të kësaj periferie të mund të integrohet në Tiranën e re europiane, me rrugë, ndriçim, hapësira të përbashkëta publike, të cilat do t’i rikualifikojmë për t’i kthyer në lulishte e territore sportive për moshat e ndryshme, që secili të ketë pjesën e vet të hapësirës së përbashkët dhe i gjithë ky komunitet realisht i gjerë njerëzish, të mund të jetojë me kushtet që dëshiron dhe meriton”, sqaroi kryebashkiaku Rama.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›