E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks me të miturën, pranga 20-vjeçarit

Elbasan

Një 20-vjeçar nga fshati Jagodinë e Elbasanit është arrestuar dje për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, mësohet se i ndaluari është Emilian Eshja, i cili akuzohet se disa ditë më parë ka përdhunuar një 14-vjeçare, e cila kishte shkuar për pushime te gjyshërit në fshatin Jagodinë. Ngjarja është mbajtur e fshehtë, deri në momentin e një kontrolli të vajzës te mjeku. Pas konstatimit të kryerjes së aktit seksual, prindërit e kanë detyruar vajzën të tregojë për atë që kishte ndodhur. Ndërsa 20-vjeçari Eshja ka pohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por nuk e ka ditur se partnerja e tij ishte minorene. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, nën akuzën “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitura”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›