E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Sqaroj "Trebicken"

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ju pergjigj dje kerkeses se kryetares Topalli per doreheqje per shpifjet ndaj ceshtjes "Trebicka", duke theksuar se shqiptaret nuk kane me besim tek shteti dhe qeveria e Berishes. Duke hedhur pyetje se pse u mendua dhe vazhdon te mendohet ne Shqiperi, se rasti "Trebicka" ishte vrasje, Rama tha se kjo ka te beje me mosbesimin e shqiptareve tek shteti. "Me dyshimin e madh se kjo qeveri dhe ky kryeminister jane ne gjendje per t'i bere te gjitha, per te mbajtur kete pushtet te korruptuar", tha Rama. Sipas tij, e verteta eshte se sic akuzohet sot nga Sali Berisha, "u akuzova ato dite nga te tjere, qe e quanin dobesi mosshqiptimin e fjales "vrasje" me bindje, nderkohe qe une kam thene dhe rithene, problemi me i madh qe ka qene dhe mbetet, eshte pse e gjithe Shqiperia gjeja e pare qe mendoi ishte vrasja", u shpreh Rama. Nje gje e tille nuk do te kishte ndodhur ne asnje vend te Evropes, sipas Rames, ku opinioni publik nuk do te mendonte se nje person qe ishte deshmitar per nje ceshtje te rendesishme dhe qe u gjet i vdekur ishte vrare. Por ne vendin tone ndodh, pasi besimi ndaj qeverise nuk ekziston me.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›