E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belget sjellin Bajrin, te fortin e Shkodres

TIRANE - I shumekerkuari Behar Bajri, i denuar me 9 vjet burg dhe i dyshuar per disa krime, mes tyre dhe vrasjen e gruas se tij, e cila u gjet e vdekur ne shtepi, do te ekstradohet shume shpejt ne vendin tone. Ka qene Policia e Shtetit ajo e cila konfirmoi se, Ministria e Drejtesise se Belgjikes, ka firmosur ekstradimin 28-vjecarit, pas arrestimit te tij. Ekstradimi ne Shqiperi, do te behet pas kerkeses se Interpol Tiranes. Policia e Shtetit tha se, konfirmimi per sjelljen e shpejte te te shumekerkuarit Bajri, ne vendin tone, eshte bere dy dite me pare zyres qendrore te Interpol Tiranes. Konfirmimi erdhi nga ministria e Drejtesise te Belgjikes, e cila ka firmosur ekstradimit e Bajrit, lindur ne Shkoder. Materialet e derguara nga Interpol Tirana ne ngarkim te te arrestuarit kane qene te sakta, gje qe solli dhe perfundimin e shpejte te procedurave.

Arrestimi

Arrestimi i Behar Bajrit, eshte bere ne daten 17 dhjetor 2007, pas nje ndjekje sistematike shume profesionale te strukturave te Policise se Shtetit dhe bashkepunimit e shkembimit te vazhdueshem te informacionit ndermjet Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana me Interpolin dhe Policine Belge. Arrestimi i tij eshte bere ne lokalitetin Gent, (Belgjike), ku ky shtetas perdorte gjeneralitete false me emrin Mitko Kamenov, i datelindjes 25.5.1978. Ky shtetas, sipas policise, eshte i njohur si kontingjent kriminal per shkak te kryerjes se disa krimeve te renda ne qytetin e Shkodres. Mbi te ndaluarin, rendon vrasja me arme zjarri e punonjesit te policise Petrit Demiri, krim per te cilin pas arrestimit te tij eshte denuar me vetem dy vjet burgim. Eshte denuar me 9 vjet heqje lirie dhe dy milion leke gjobe nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane per kryerjen e vepres penale te "shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise". Eshte autori i dyshuar per disa vrasje te kryera ne qytetin e Shkodres, Nderkohe eshte arrestuar disa here nga strukturat e policise dhe per vepren penale armembajtje pa leje.

Jeteshkrimi

Behar Bajri konsiderohet nga policia shume i rrezikshem. Ai zakonisht levizte gjithnje i armatosur, dhe ne te shtata heret qe eshte kapur nga policia, ka pasur arme me vete. Dhe pse arrestohej nga policia i armatosur dhe i dyshuar per krime te renda, cuditerisht gjykata dhe prokuroria e lironin mjaft shpejt. Akuza me e rende per te eshte vrasja e policit Petrit Demiri, ne Shkoder, krim per te cilin gjykata e denoi vetem me dy vjet burg. Ne fakt, sipas policise, aktiviteti kriminal i Bajrit fillon ne 14 janar te vitit 1999, e deri me ditet e sotme, ku ai eshte arrestuar me identitet fals ne Belgjike.

Ngjarjet per te cilat dyshohet Bajri

Me date 28 janar 2000 ne fshatin Dobrac ka vrare me arme zjarri Petrit Demirin, punonjes i Policise Rrugore ne Komisariatin e Policise Shkoder. Per kete veper penale Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder e ka denuar vetem me dy vjet burgim.

Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendim te dates 27 shkurt 2007 e ka denuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2 milion leke gjobe per "shtrengim me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise".

Me date 18 gusht 2006, Behar Bajri eshte akuzuar per perdhunimin e dy vajzave te mitura, krim te cilin e ka kryer ne bashkepunim me nje tjeter person. Per kete ngjarje Gjykata e rrethit Shkoder kishte caktuar masen e sigurise "arrest me burg".

Me date 14 janar 1999 ne lagjen Dobrac te qytetit te Shkodres Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohen se kane kryer vjedhjen me arme ndaj dy qytetareve nga Berati, qe udhetonin me nje kamion me targa te Vlores.

Me date 14 janar 1999 ne lagjen "Vojo Kushi", jane vrare me arme zjarri vellezerit Osman e Artur Alibali. Autore te dyshuar te kesaj ngjarje jane Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Vrasje eshte kryer menjehere pas vjedhjes me arme.

Me date 15 shkurt 2001 ne lagjen Vasil Shanto te qytetit te Shkodres eshte vrare me arme zjarri Arben Tuzi, 39 vjec nga Shkodra. Autoret e dyshuar te kesaj ngjarje kane rezultuar te jene dy persona, Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me date 21 mars 1999, Behar Bajri ne bashkepunim me Ilir Bajrin kane tentuar te kryejne vjedhje me arme ndaj dy personave, Arben Tuzi dhe vellait te tij. Nga shkembimi i zjarrit te dy palet kane plagosur njeri-tjetrin.

Me date 26 qershor 2002 ne banesen e te arrestuarit ne Belgjike, Behar Bajri eshte gjetur e vrare bashkeshortja e tij Fabiola Bajri, 20 vjece. Nga veprimet hetimore te kryera rezultoi se ishte vrasje dhe jo vetevrasje. I dyshuar eshte Behar Bajri.

Bajri, tete here ne pranga nga policia

Tirane - Tete here eshte arrestuar shkodrani Behar Bajri (Rustemi). 28- vjecari, i dyshuar nga policia per disa, mes te cileve bashkeshortja 20-vjecare dhe nje polic, perdhunime, tentativen e grabitjes se bankes se Shkodres ne vitin 2004, dhe i denuar me 9 vjet burg dhe 2 milione leke gjobe, per tjetersim pasurie me dhune. Policia e Shtetit tha, ne momentin e ndalimit nga policia belge, kishte nje pasaporte te falsifikuar me gjeneralitet te huaja, per t'ju shmangur arrestimin nga policia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›