E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugës gjatë kthimit për në Tiranë, braktis autobusin mavi dhe “fshihet” në mjetin fuoristradë

17-06-2013 / Gazeta 55

Rama mallkon autostradën në Elbasan dhe sapo bie errësira shmang Krrabën dhe hyn në tunelin e ndërtuar nga Sali Berisha 

Ka përfolur gjatë të gjithë takimit elektoral mbrëmjen e së dielës tunelin Elbasan – Tiranë dhe në fund të takimit të tij, kreu i PS, Edi Rama, ka përshkruar pikërisht këtë tunel. Efektivat e Njësisë Rrugore të autostradës më të re Elbasan – Tiranë kanë mësuar vetëm pak minuta para se kreu i opozitës të përshkonte rrugën me tunel, inauguruar paraditen e së dielës nga kryeministri Sali Berisha. Takimi elektoral në qendër të qytetit ka nisur në orën 20.00 dhe ka përfunduar rreth orës 21.00, ku më pas kreu i opozitës Edi Rama këtë herë ka zgjedhur një mjet tip fuoristradë në ngjyrë të zezë dhe me një shpejtësi marramendëse ka përshkuar rrethrrotullimin që ndan rrugën e re me tunel me atë të Krrabës. duke kaluar nga tuneli i sapohapur dhe jo nga rruga e Krrabës. Efektivat e Njësisë së superstradës e kanë konfirmuar zyrtarisht kalimin e kreut të opozitës nga rruga me tunel, lajm të cilin edhe ata e kanë mësuar vetëm pak minuta para se ky i fundit të përshkonte këtë aks të ri rrugor. Ndërsa pritej që Rama të kalonte me autobuzin e fushatës elektorale, ai ka thyer rregullat duke kaluar me fuoristradë dhe me eskortën e tij nga rruga me tunel.
Koment - Rama në Elbasan për të mbyllur tunelin/E çuditshme por e vërtetë, Edi Rama deklaroi se pas 23 qershorit do të braktisë tunelin e Elbasanit. Në ditën e hapjes së tunelit të Krrabës që lidh Tiranën dhe Elbasanin në 20 minuta, Edi Rama vendosi të  përmbyllë fushatën elektorale në Elbasan duke pasur në gojë një shije të hidhur për tunelin. Kjo jo për faj të gjatësisë së rrugës, as për parametrat. “Shfaqje të shëmtuar të tunelit dha në mes të fushatës, Sali Berisha. Nuk mund t’i thotë Elbasanit shikoni sa i bukur është tuneli që u ndërtua me paratë e popullit”, deklaroi Edi Rama, që në të krahun e majtë kryebashkiakun e Elbasanin Qazim Sejdini që refuzoi të merrte pjesë në inaugurim e hapjes së autostradës dhe në të djathtë Ben Blushin, i cili pati deklaruar se nëse Berisha hap tunelit do të merrte teserën e PD. Po ja që tuneli u bë dhe Blushi nuk po e merr guximin të kërkojë falje që lëshoi gjuhën pa fre sepse turpi është shumë i madh veçanërisht për të.
Megjithatë është e çuditshme është për një politikan si Edi Rama që nuk lejoi deputetët e PS të votonin buxhetin për hapjen e tunelit të Krrabës dhe nga ana tjetër deklaron se tuneli u hap me paratë e popullit. Përfaqësuesit e militantëve të majtë që duan shembjen e tunelit dhe jo hapjen e saj duhet të pranojnë se tuneli nuk mund të shembet më. Ndërsa me një pacipësi po aq cinike Edi Rama nuk pranon dot që investimi i kryeministrit Berisha për përmirësimin e infrastrukturës është parakusht i zhvillimit të vendit. Pa investime në rrugë dhe tunele që shkurtojnë kohën për qarkullimin e mallrave, njerëzve dhe ideve nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Të jesh kundër bërjes së rrugëve dhe tuneleve është një regres intelektual që dëshmon për një primitivizëm provincial. Padyshim, sjellja politike e Edi Ramës dhe deputetëve të tij, ka ndikuar në jetën tonë. Por jo për mirë. Edi Rama e largoi nga ne statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, për shkak të strategjisë së tij elektorale. Edi Rama protestoi dhe ishte kundër momenteve më të rëndësishme në jetën tënde dhe në historinë e Shqipërisë. Ai organizoi dy javë rresht bilbilat në Parlament kur Shqipëria po firmoste MSA-në me BE, protestoi kur morëm ftesën për në NATO, krijoi destabilitet politik dhe u fut në grevë urie në mes të bulevardit kur BE po vendoste për të hequr vizat që ti të lëvizje lirisht në Europë. Ndërkohë që qeveria plotësoi 120 kushte për të mundësuar heqjen e vizave për në BE, Edi Rama hartonte raporte të rreme se kinse do të kishte deri 800,000 refugjatë nga Shqipëria nëse do hiqeshin vizat. Edi Rama protestoi kur qeveria vendosi të përgjysmonte taksat e biznesit të vogël. Edi Rama rriti taksat nga 50% deri në 5000%, derisa detyroi qeverinë Berisha të ndalojë me ligj rritjen e përvitshme të taksave. Edi Rama mban larg teje dhe t’i fsheh disa të vërteta të rëndësishme, si deklarimi i të ardhurave. Sajon justifikime nga më të ndryshmet, por fakti është se ai nuk e përmbushi detyrimin ligjor për të bërë transparencë mbi paratë e tij. Ai nuk tregon dot si do ndërtojë sarajet me gjerësi 56m dhe me vlerë mbi 600 mijë euro pasi për shumë vite pretendoi se kish veç 3,000 euro kursime. Edi Rama nuk tregon dot një faturë të vetme të pagesës për 5 kate pallat në pajë, as dhe një transfertë të vetme bankare për mbi 900 mijë euro investim në pallatin në pajë, pasi edhe taksën e regjistrimit në ZRPP ia ka kryer tjetërkush.
Ai  fyen dhe tallet me këdo në Shqipëri. Ai ofendoi infermieret si të pamoralshme. Rama tha se mësuesit tanë janë të pakulturuar. Ai mendon se të rinjtë tanë, janë dembelë, dinë vetëm të rrinë në kafe e të bëjnë flokët me xhel. Ai po mundohet të krijojë ankth në publik, sepse thotë se shqiptarët po vuajnë nga uria. Edi Rama krijon pesimizëm dhe trishtim. Propaganda e tij është boshe dhe ai kërkon të mashtrojë me premtime të rrezikshme për vendin. Ai kërcënon për heqje të koncesioneve dhe mbyllje të tuneleve sepse janë dhënë nga Saliu. Kërcënimet që Ai i bën investitorëve të huaj dhe bizneseve, rrezikojnë vendin e punës. Edi Rama kërkon që të mos arsyetosh për zgjedhjet e 23 qershorit. Por  duhet të arsyetohet dhe të marret vendimin e duhur që vendi të ecë përpara, e të mos kthehet pas atje ku kërkon Edi Rama. Ai kishte shansin të tregonte se kujdeset për qytetarët. Kishte kohë 11 vite në krye të Bashkisë që të dëshmonte se i çmon interesat e qytetarëve, por modeli që aplikoi ishte shumë larg teje. Ai punoi për Koco Kokëdhimën, dhe miqtë e tij. 20 milionë dollarë tendera ju dhanë Koços për tavane që binin mbi kokat dhe plagosën nxënësit, për rrugë që po bëhen nga e para, etj. dhe mbi 1.3 milionë euro taksa Edi Rama i fali Koços. Ndonëse e premtoi Planin Rregullues Urban qysh në vitin 2000, Edi Rama nuk e hartoi kurrë atë, por krijoi monopolin e projekteve të lejeve të ndërtimit ku 70% të lejeve merreshin nga vetëm dy njerëz pranë tij. Për 11 vite ti nuk e dije asnjëherë se çfarë vendimesh merrte ai, sepse qeveriste me një grusht njerëzish, për një grusht njerëzish.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›