E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruges per ne Elbasan shenohen 2 aksidente dhe plagosen 5 persona

Foto ilustruese

E shtune 12 mars 2011 NOA- Mbremjen e sotme jane shenuar dy aksidente ne zonen dhe rruget lidhese te qytetit te Elbasanit.

I pari eshte shenuar ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd prane fshatit Dragostunje ku nje makine me targa greke ka dale nga rruga deh per pasoje kane mbetur te plagosur dy persona R.Metaj dhe J.Metaj.

Nga aksidenti i ndodhur dy te plagosurit kane marre disa demtime por fatmiresisht pa pasoja per jeten duke u vendosur nen kujdesin e bluzave te bardha.

Nderkaq nje tjeter aksident eshte shenuar ne aksin Elbasan-Tirane ndersa dy makina jane perplasur me njera-tjetren.

Automjeti i drejtuar nga shtetasit Helio Mici eshte perplasur me mjetin e drejtuar nga Enea Jorgji duke cuar keshtu ne demtime serioze te tyre.
Por si pasoje e ketij aksidenti kane mbetur te plagosur rende te dy drejtuesit e automjeteve ndersa mesohet se Helio Mici eshte ne gjendje me te rende shendetesore por krahas tyre eshte plagosur edhe Polikron Maze i cili ndodhej ne te njejtin mjet me kete te fundit.

Akset rrugore qe lidhin Elbasanin me qytetet e tjera ne vijimesi jane pre e aksidenteve me pasoja jo te lehta per drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret e tyre duke u bere shpesh here edhe shkak per shenim viktimash.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeFushe-Kruje plumba babait dhe djalit mister motiviPolicia e Fierit prangos dy persona per tentative vrasje dhe falsifikim E plote/Rama Berisha ti nuk ke burreri ate e kane Kryeministrat e zgjedhur nga populli jo ti Lidhjedemtime dy aksidente Elbasan-Librazhd Elbasan-Tirane Enea Jorgji Helio Mici plagosur Polikron Maze R.Metaj dhe J.Metaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›