Rreziku nga destabiliteti

Alban Daci
Politika shqiptare ne njezet vitet e fundit eshte perqendruar vetem tek konflikti i nxehte politik dhe ka harruar dhe menjanuar krejtesisht qytetarin dhe rolin e tij konstruktiv ne shoqeri
Nga Dr. Alban Daci
Vendi yne kohet e fundit po kalon nje moment te veshtire qe ndoshta mund te kete pasoja shume te renda sesa mund te na e parashikoje imagjinata jone. Sot ne Shqiperi flitet per lufte te ashper politike dhe per mundesine e cenimit te sigurise shqiptare per shkak te regjistrimit te popullsise mbi bazen e vete deklarimit te popullsise dhe te besimit fetar.
Lufta politike eshte e shkaktuar nga vet klasa politike dhe nga menyra se si ajo e mendon dhe zbaton aktivitetin politik. Kahet politike shqiptare si e Majta ashtu edhe e Djathta e kane bere politiken e njezet viteve te fundit duke e menduar si nje beteje te ashper ku nuk perjashtohet as perdorimi i dhunes dhe as denigrimi i personit.
Politika shqiptare ne njezet vitet e fundit eshte perqendruar vetem tek konflikti i nxehte politik dhe ka harruar dhe menjanuar krejtesisht qytetarin dhe rolin e tij konstruktiv ne shoqeri. Politikanet merren aq shume me veten dhe me betejat e kota dhe te panevojshme politike saqe tashme jane kthyer vetem ne ushtare te betejave politike duke harruar krejtesisht rolin perfaqesues dhe drejtues me parime demokratike qe duhet te kene kundrejt qytetareve.
Per rrjedhoje ne Shqiperi cdo dite qe kalon po rritet nje ndjenje e larte poshterimi mes klases politike dhe qytetareve. Qytetaret ndjehen te shtypur dhe te neperkembur ne cdo kontakt qe kane me klasen politike. Ekzistenca e qytetarit shperfillet hapur sikur te mos ekzistonte sikur keto fundit te ishin nje shume e madhe sklleverish ne sherbim te politikes.
Qytetari sot ndjehet i neperkembur ne cdo kontakt qe mund te kete me institucionet te cilat ne teori jane te zgjedhura prej tyre per te qene ne sherbimin e tyre dhe mbahen ne kembe po nga taksat qe qytetaret paguajne. Ministrite apo institucionet e ndryshme te shtetit jane te mbushura me nepotizem me njerez qe nuk jane ne gjendje te bejne punen e tyre dhe mbi te gjitha qe nuk kane asnje lloj forme respekti te obliguar me ligj kundrejt qytetareve.
Sot mund te thuhet pa frike me mire te jesh nje qen i klases politike sesa te jesh nje qytetar i lire. Po te jesh qen i politikes dhe nese leh sa here qe ajo deshiron dhe ka nevoje ke mundesi te arrish gjithcka ne jete mund te zesh cdo lloj pune ne cdo lloj niveli. Ndersa nese je qytetari i lire i talentuar qe deshiron te punosh per familjen tende dhe vendin jo vetem qe nuk arrin asgje ne jete por rrezikon te humbesh edhe veten ne varferi mjerim dhe poshterim njerezor.
Nje gje eshte e sigurt se nese je qen i politikes edhe pse mund te arrish gjithcka perseri do te mbetesh nje qen qe leh me komandim dhe qe jetoni i lidhur me zinxhire te kapur fort pas dores se politikes dhe pushtetit te saj abuzues. Te jesh qeni i politikes do te thote te jesh servil militant pa sy pa identitet dhe besnik i klases politike dhe ne te njejten kohe te jesh i mbushur fort me ndjenjen e poshterimit e cila te detyron te perulesh dhe te mposhtesh moralin tend aq shume sa ti te zvogelohesh duke u bere i vogel dhe i padukshem perballe klases politike qe duket si nje e keqe e madhe e fuqishme dhe e paprekshme.
Sot qytetari shqiptar ndjehet inferior dhe i poshteruar ne cdo lloj kontakti dhe takimi qe mund te kete me klasen politike. Sot qytetari shqiptar ndjehet totalisht i poshteruar i neperkembur ne cdo kontakt qe mund te kete me institucionet. Sot eshte shume e veshtire per nje qytetar te takoj nje punonjes shteteror per te zgjidhur nje hall sesa mundesia qe kishin egjiptianet e lashte per takuar faronin e tyre cili ish mbret zot dhe gjithcka.
Ndjenja e poshterimit e klases politike shqiptare kundrejt qytetareve te saj ne njezet vitet e fundit eshte bere shume e prekshme saqe cdo dite qe kalon vetem rritet ne nivele shqetesuese. Sot qytetaret e thjeshte te talentuar qe duan te punojne per familjen e tyre dhe per vendin e tyre ndjehen te braktisur nga politika e cila i ka shfrytezuar aq shume ne forme barbare derisa po ju heq edhe shansin e dhene nga perendia per te jetuar.
Qytetari i thjeshte jo vetem eshte dhe ndjehet i poshteruar nga politika por ai eshte krejt i pambrojtur i zhveshur nga te mirat minimale per te jetuar. Sot nuk jane te pakta ato raste kur persona te talentuar jetojne me qira sepse nuk kane nje shtepi paguajne fatura te cmendura te energjise elektrike nuk kane asnje mundesi punesimi. Per keto persona jeta e tyre vetem veshtiresohet duke shkuar deri ne limitin ekstrem te ekzistences se saj.
Sot ne Shqiperi ka plot djem te talentuar te cilet kane kryer shkolla te larta universitare me rezultate te shkelqyera qe nuk jane te punesuar sepse nuk jane pjese e asaj klike personash te cilet kane pushtuar dhe monopolizuar cdo fushe te jetes. Gjithashtu ka edhe persona te tjere te cilet jane bije dhe te aferm te klikes politike qe edhe pse nuk kane asnje diplome universitare ose kane diploma te blera dhe false jane te punesuar ne disa vende njeheresh dhe marrin disa rroga ne fund te muajit.
Kjo situate nuk ben gje tjeter vecse rrit ndjenjen e poshterimit mes te pareve kundrejt te dyteve. Rrit deshperimin dhe pamundesine e qytetareve per te bere nje jete normale edhe pse per shkak te karakteristikave qe kane e meritojne plotesisht. Te jesh i poshteruar do te thote te mos kesh me ne kontroll jeten tende qofte si popull si vend ashtu edhe individualisht si njeri ne vete.
Ndjenja e poshterimi mund te sherbeje si nxitje qe dikush te permiresoje jeten e tij duke punuar fort dhe duke mposhtur nepotizmin padrejtesine dhe friken per te jetuar i barabarte dhe i respektuar. Ne keto kushte ku sot qytetari ka vite qe ndjehet krejt i poshteruar dhe i perulur kundrejt klases politike ka shume mundesi qe punoje fort dhe te ngrihet per te mbrojtur veten dhe dinjitetin e tij.
Qytetari i thjeshte pas shume viteve mundimesh dhe mosperfilljeje ka mundesi dhe probalitet ti thote klases politike se une do te ngrihem kunder jush dhe do te fitoje mbi ju ne emer te dinjitetit tim individual familjar dhe kombetar te neperkembur nga ju. Ne Shqiperi mundesia eshte me e madhe qe te shfaqet nje ndjenje poshterimi negative e cila do te nxis ndjenjen e hakmarrjes se qytetareve te thjeshte kunder klases politike te papergjegjshme.
Nese qytetaret nuk do te arrijne nivelin ekonomik dhe te jeteses me ato te klases politike atehere te paret do te detyrojne keto te fundit te kthehen ne nivelin e tyre. Qytetaret do te bejne te pamunduren qe tu tregojne politikave cdo te thote te vuash dhe mos te kesh mundesite minimale per te jetuar.
Te gjithe jemi deshmitare te ashtuquajturve revolucione qe po zhvillohen ne Tunizi Algjeri Egjipt Libi Jemen etj. Por pak persona mund ta kuptojne se keto revolucione po ndodhin per shkak te ndjenjes se larte te poshterimit qe kane pesuar qytetaret e ketyre vendeve nga udheheqesit e tyre.
Per vite me radhe qytetaret e ketyre vendeve jane ndjere te poshteruar te shtypur dhe shperfillur nga udheheqesit e tyre tirane. Mjafton te marrin vetem nje shembull per te kuptuar ndjenjen e poshterimit te qytetareve te Libise. Udheheqesi i tij tiran Gadafi sa here qe ka ardhur per vizite zyrtare ne Itali ka ndertuar tenden e tij te madhe te cilen e ka mbushur me femra duke e kthyer ne harem. Ndersa shume qytetare libiane qe kane emigruar ne Itali per shkaqe politike edhe ekonomike kishin vite me radhe pa u kthyer ne vendin tyre.
Si mund te ndjeheshin libiane qe kishin emigruar ne Itali tek sa shikonin rais-in e tyre qe bente jete prej sulltani ne tenden e tij te ndertuar ne mesin e qytetit te Romes. Ato nuk mund te ndjeheshin ndryshe vecse te poshteruar. Si mund te ndjehen qytetaret e thjeshte shqiptare tek sa perpiqen per te mbijetuar kur shikojne jeten perrallore dhe luksoze qe bejne politikanet. Ato nuk do te ndjehet ndryshe vecse te poshteruar dhe te neperkembur.
Shqiperia po ben gabimin qe kane bere vendet arabe te permendura me siper. Po liberalizon shume sistemin e arsimit ku shume te rinj me merite apo pa merite po pajisen me diploma universitare dhe pasuniversitare. Ne Shqiperi vitet e fundit eshte liberalizuar sistemi universitari jashte cdo logjike duke mos respektuar asnje kriter perendimor. Kjo po ben qe shume te rinj te diplomohen.
Po cfare po ndodh ne vend Po ndodh qe shume diploma po jepen dhe asnje vend pune apo strategji punesimi nga shteti nuk po ndermerret. Kjo do te bej qe te rinjte te kerkojne te punesohen dhe pune nuk do te gjejne. Kjo do te coje ne rritje ndjenjen e poshterimit te ketyre te rinjve qe do te ndjehen te shperfillur nga klasa politike dhe per rrjedhoje do te grihen kunder te ketyre te fundit per te fituar nderin e merituar.
Rritja e poshterimit qe duket ne horizontin e jetes shoqerore civile na ben te mendojme se vendi yne mund te perfshihet ne konflikte sociale ku qytetaret do te kerkojne identitetit e mohuar dhe te shtypur dhe politikanet do te perpiqen te mbrojne statusin e tyre te privilegjuar. Historia na ka treguar se qytetaret e cdo vend qofte demokratik ose jo ka fituar gjithmone kunder politikaneve te papergjegjshem dhe shtypes. Le te jemi deshmitare te kohes se cfare do te ndodh ne te ardhmen e afert ne Shqiperi nese gjerat nuk ndryshojme. Nje gje eshte e sigurt qytetaret gjithmone do te fitojne.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeAlban Daci