Produkte ushqimore në treg jashtë datës së skadencës

Inspektimet erdhën pas ankesave nga ana e konsumatorëve.
Puna e inspektorëve të AKU është zhvilluar në 113 operatorë të biznesit ushqimorë në të 12 qarqet e Shqipërisë përkatësisht: Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Lezhe, Dibër, Kukës, Shkodër, Gjirokastër, Fier, Korçë e Berat. Drejtoresha e Inspektimit pranë AKU-t, Ariela Struga, bëri me dije se nga inspektimet janë vënë re mungesa e pjesshme e dokumentacionit shoqërues të produkteve ushqimore, produkte ushqimore pa etiketimin në gjuhën shqipe, produkte ushqimore të cilave u ka kaluar afati i përdorimit.
Gjithashtu, vijoi ajo, janë vërejtur mos ruajtja e ambalazhit primar të produkteve ushqimore në tregje të hapura, mungesë e monitorimit të temperaturave në pajisjet frigoriferike, mangësi në sistemimin e produkteve ushqimore në magazinë si dhe ndarjen e tyre nga produktet industriale si dhe mungesa e një plani masash për mbrojtjen nga brejtësit dhe insektet.
“Gjatë këtyre kontrolleve janë bllokuar dhe asgjësuar rreth 400 kg produkte ushqimore të cilëve iu kishte kaluar afati i përdorimit si dhe ishin të pa etiketuara në gjuhën shqipe si dhe janë marrë masa administrive me gjobë për 2 prej operatorëve të biznesit ushqimor të cilët nuk kishin respektuar afatet për zbatimin e detyrave të lëna (në lidhje me etiketimin e produkteve të importit) si rezultat i inspektimeve të mëparshme”, tha ajo.
Struga kërkoi ndihmën e konsumatorit dhe i bëri thirrje atij që të jetë ndërgjegjshëm për produktet që blen dhe konsumon si dhe të bashkëpunojë me AKU për çdo problem apo rast i cili ka të bëjë sigurinë ushqimore. /Start/
2012-03-29 12:33