E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Lulzim Basha takoi sot aktoren Eliza Dushku, i jep titullin "Qytetar Nderi" dhe "Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë"

07-08-2011 / Gazeta 55

Eliza Dushku: Jam e befasuar nga projektet ambicioze të kryetarit të bashkisë Lulzim Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot në zyrën e tij aktoren e njohur shqiptaro - amerikane, Eliza Dushku.
Basha i dhuroi aktores Kullën e Sahatit të Tiranës, simbolikën e qytetit, si dhe i bëri të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak për t’i dhënë titullin “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe emërimin si “Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë”.
“Jam e nderuar dhe e privilegjuar”, tha Dushku e cila hyri në zyrën e Kryetarit të Bashkisë duke thënë: “Përshëndetje”, në shqip.
Dushku i tha Bashës se ishte e befasuar nga energjia që kishte parë në Tiranë si dhe u interesua më tej për planet dhe projektet që ka Bashkia.
Z.Basha e informoi aktoren e njohur për programin që ai ka për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë për të gjithë. Kryetari i Bashkisë e njohu me planet për përmirësimin e cilësisë së jetës, për krijimin e hapësirave të gjelbra, ndërtimin e më shumë shkollave, si dhe për përpjekjet për ta bërë Tiranën një destinacionin tërheqës për turizmin dhe biznesin.
Basha e shoqëroi Eliza Dushkun në vizitën që ajo bëri tek Muzeu dhe Sahati i Tiranës si dhe bëri me të një shëtitje në Bulevardin e Tiranës.
Eliza Dushku gjendet në Shqipëri për të bërë një dokumentar mbi rrënjët e saj shqiptare, me një ekip televiziv amerikan si dhe me Agjencinë Lonely Planet, e cila e ka renditur Shqipërinë si destinacionin numër 1 në botë. Ajo do të qëndrojë 10 ditë dhe do të vizitojë disa qytete të Shqipërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›