E Shtunë, 31 Tetor 2026

Becaj: Permbushja e sfidave, do te na beje pjese te Bashkimit Evropian

Tirane- Lufta kunder kriminalitetit dhe korrupsionit, eshte nje nga sfidat e gjyqesorit per te kthyer besimin te publiku. Kete fakt ia ka bere te ditur dje, kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, prokurorit te Pergjithshem te Spanjes, Candido Conde-Pumpido Touron, duke i shpjeguar se po punohet seriozisht per te permbushur sfidat qe do na bejne pjese te Bashkimit Evropian. "Jo vetem shteti yne por dhe drejtesia shqiptare, jane duke bere maksimumin e tyre per te ngritur sa me lart nivelin e integritetit, pavaresise se gjyqesorit, si nje gur i sigurt themeli per nje demokraci reale e te forte", tha dje ne fjalen e saj Kryetarja e Gjykates se Larte. Gjate ketij takimi, Becaj theksoi se tashme eshte prioritet lufta kunder korrupsionit dhe kriminalitetit, per te bere te mundur kthimin e besimit tek publiku, duke dhene mbi te gjitha vendime te drejta dhe te arsyetuara. Nderkohe qe ne fjalen e tij Conde-Pumpido Touron u shpreh se pavaresia, liria dhe efikasiteti ne dhenien e drejtesise, jane vlera shume te rendesishme per Bashkimin Evropian. "BE ka vullnet per te bashkepunuar me ju dhe mbi te gjitha vlereson dhe mbeshtet punen tuaj te deritanishme ne forcimin e institucioneve tuaja", tha Conde-Pumpido Touron. Nderkohe qe kreu i organit me te larte te akuzes se Spanjes, konfirmoi dje bashkepunimin konkret ne fusha te ndryshme, qe kane te bejne me gjyqesorin ne pergjithesi dhe Gjykaten e Larte ne vecanti.
R.C

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›