Guvernatori i Serbise, jep leksion per ekonomine ne Shqiperi
Stabiliteti financiar i rajonit ka qene dje ne qender te diskutimeve ne takimin e zhvilluar midis guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani dhe homologut te tij serb, Radovan Jelašic. Ne kete kuader, guvernatoret bene nje ekspoze te zhvillimeve me te fundit makro-ekonomik ne vendet perkatese, duke u fokusuar ne sfidat qe keto banka qendrore kane ne drejtim te stabilitetit financiar dhe integrimit evropian. Nje pike tjeter e rendesishme e diskutimit midis guvernatoreve, ishte dhe thellimi i bashkepunimit, ku aktualisht midis dy bankave eshte duke u zbatuar marreveshja e bashkepunimit teknik, te nenshkruar gjate vitit te kaluar, me qellim shkembimin e eksperiencave ne fusha te ndryshme te bankingut qendror. Gjithashtu ne kuader te vizites zyrtare, guvernatori Jelašic mbajti nje leksion me teme "E ardhmja do te jete ndryshe nga e shkuara! Rasti i Serbise". Leksioni u zhvillua ne hollin e Bankes se Shqiperise, ku merrnin pjese perfaqesues te Bankes se Shqiperise, drejtues te bankave tregtare, staf pedagogjik dhe qendra te ndryshme kerkimore si dhe perfaqesues te komunitetit te biznesit serb ne Shqiperi. Ne fjalen e tij pershendetese ne hapje te ketij leksioni, guvernatori Fullani u shpreh se situata qe ka karakterizuar ekonomine boterore dy vitet e fundit, e ka bere me te domosdoshme thellimin e bashkepunimit ndermjet bankave qendrore te rajonit. Shkembimi i informacionit mbi masat e marra, mbi veprimet dhe taktikat e perdorura, mbi modifikimet ligjore dhe rregullative, ka qene nje faktor shume i rendesishem qe ka ndihmuar ne perballimin e situatave te ndryshme me te cilat jemi perballur gjate kesaj periudhe.
Qeveria lajmeron vendosjen Rentes, mbi token e shtetit
Qeveria lajmeron venien e rentes per token. Vendimi per kete qellim pritet te merret se shpejti. Lidhur me projektligjin per taksen mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror, Kryeministri Berisha tha gjate mbledhjes se qeverise se, ai adapton dhe avancon konceptin e rentes. "Toka dhe renta, - tha kryeministri - kane qene dhe mbeten nje binom i perjetshem dhe Ministria e Financave ka adaptuar praktiken me solide ne bote te qendrimit ndaj tokes, qe eshte renta. Kjo nuk ka asnje lidhje me ata qe kane toke bujqesore, por nenkupton qe ata, te cilet kane toke shteterore. Keshtu ata qe nuk deshirojne te blejne token shteterore, do te pergjigjen me rente dhe nje pjese e rentes do t'i mbetet autoriteteve vendore, ne cdo gje. Do te shqyrtohen te gjitha rentat ne menyre qe 20-25 per qind e tyre t'u kaloje autoriteteve vendore". Me vendosjen e rentes mbi token e shtetit, qeveria synon te persose sistemin fiskal ne pasurite e paluajtshme. Renta eshte nje taksim qe shteti aplikon mbi perdoruesit e burimeve natyrore. Per here te pare renta u perdor per mineralet, naften dhe gazin. Keshtu qeveria vjel si rente 10 per qind te vleres se shitjes se ketyre produkteve. Ne kete menyre vleresohet edhe toka e shtetit, perdoruesit te ciles tashme duhet te paguajne rente e cila parashikohet te jete 10 per qind e vleres, sipas vleres se truallit dhe zonave te percaktuara tashme. Me vendosjen e rentes qeveria synon te permiresoje sistemin e taksimit mbi pasurite e paluajtshme. Shqiperia e ka shume te pazhvilluar kete sistem ne krahasim me vendet e tjera te rajonit dhe te Evropes. Pikerisht kjo mungese legjislacioni ne taksimin e tokes, ka bere qe vendi yne te jete atraktiv ne nje fare menyre per investitoret e huaj. Strategjia e taksave per vitet ne vazhdim synon nje persosje te metejshme te ne drejtim te pasurive te paluajtshme dhe taksimin e tyre gjate procesit te shit-blerjes.