Rrugët pushtohen nga shkurret, ministria paguan para për televizionet
Tiranë – Kjo fotografi tregon një tabelë që duhet të shërbejë për të treguar se diku, më pas, ka një kthesë. Ka të tjera që duhet të tregojnë se ku lejohet dhe ku jo paraklalimi, ku ka rrugë të ngushtë etj. Por që ta shikosh atë duhet të largosh shkurret që e kanë zënë.
Dhe si kjo janë thuajse të gjitha tabelat dhe shenjat e sinjalistikës rrugore, në cdo rrugë të vendit. Edhe aty ku nuk janë vjedhur në banorët e zonës, shenjat fosforeshentë vendosur në anë të rrugëve dhe që janë aq shumë të nevojshme natën për drejtuesit e automjeteve, janë mbuluar nga bari. Gazeta IDEA bëri një vëzhgim në pjesën më të madhe të rrugëve të vendit, edhe nmë ato që njihen si autostrada, dhe ka dokumentuar me fotografi sesi tabelat dhe sinalistika janë mbuluar nga bari e shkurret. Sistemi rrugor shqiptar është duke u transformuar me shpejtësi. Kudo janë ndërtuar e po ndërtohen rrugë të reja. Por ky sistemin nuk vuan vetëm nga cilësia e dobët, mungesas e ndricimit, mungesa e mbi apo nënkalimeve, vendosja apo shkatërrimi i sinjalistikës, por edhe nga një dukuri tjetër. Ato janë të pushtuara nga shkurret në të dyja anët. Kujtdo që i ka qëlluar të udhëtojë jashtë vendit, duke nisur që nga fiqnjët tanë, Maqedonia apo Mali I Zi, ka parë sesi anët e rrugëve janë të pastruara, shenjat dhe tabelat rrugpore janë të ekspozuara pasi bari, dhe shkurret janë të prera. Përvec që nuk pengon shikimin e tabelave ky shërbim të ofron edhe një imash të këndshëm.
Në Shqipëri bordurat anësore të rrugevë nuk pastrohen dhe shkurret jo vetëm që mbulojnë tabelat, por shpesh arritjne derisa të prekin edhe makinat.
Ky proces nuk kërkon investime të mëdha, mjafton që punëtorët e ndërmarjes së mirëmbjajtjes së rrugëve(rrallë mund të ndodhë të shikosh punëtorë rrugëve që punojnë për shërbime) të pajisen më disa makineri të vogla për prerjen e barërave dhe shkurreve dhe kaq. Por në Shqipëri, në kushtet kur rrugët janë sa të këqija, sa të shëmtuara aq edhe të rrezikshme, për një investim fare minimal, Drejtoria e Rrugëve harxhon qindra mijëra Euro për të publikuar reklama në televizione për të treguar se rrugë ka shtruar.
Të shtunën Ministria e Transporteve iu përgjigj opozitës lidhur me akuzat e saj për abuzime me fondet përmes reklamave, duke sqaruar se nuk ia ka dhënë para vetëm Klanit dhe vëllait të Aleksandër Frangajt, por edhe Top Channel, TVSH, apo televizioneve të tjera. Ky ishte justifikim i Olldashit. Pra mjafton që të kenë marrë të gjithë, packa se kush pjesën e miut e kush pjesën e luanit, dhe jemi në rregull. Tani nuk ka abuzim. Ne fakt neve nuk ka intereson se kush dhe sa para kanë marrë. Neve na intereson që ato para që janë paguar të blerë mediat, duke reklamuar rrugët e shtruara, të ishin shpenzuar për të ndëertuar disa kilometra më shumë rrugë ose të paktën për ti pastruar rrugët nga barërt dhe shkurret, për të nxjerrë në dritë sinjalistikën rrugore dhe për ti dhënë rrugëve një pamje më të hijshme. Ta shtrosh apo ta ndërosh një rrugë kushton vërtet shumë, por ta pastrosh nga barërat nuk kushton.