Berisha - Ivanov Se shpejti Rruga e Arbrit dhe Korridori 8 Madhesia e germave Valentina Madani 18/03/2011 133500

Berisha Pas 18 muajsh vetem 100 km distanca Tirane - Shkup. Me rendesi edhe infrastruktura energjetike mes dy vendeve
Qeveria shqiptare premton se brenda 18 muajsh do te perfundoje segmentin Tirane - Elbasan pjese e rendesishme e Korridorit 8 qe lidh Tiranen dhe Shkupin nje segment qe do ta shkurtoje largesine mes dy kryeqyteteve me rreth 100 km. Pikerisht ndertimi i Rruges se Arbrit linja e interkonjeksionit energjetik apo ajo hekurudhore por edhe projekte me madhore si Korridori 8 u vleresuan dje nga Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Maqedonise George Ivanov si projekte jashtezakonisht te rendesishme jo vetem per zgjerimin e bashkepunimit dypalesh por edhe per zgjerimin e marredhenieve me te ngushta te bashkepunimit ne te gjithe rajonin. Duke e falenderuar per mbeshtetjen e Shqiperise per anetaresimin e Maqedonise ne nismen Adriatiko-Joniane Presidenti Ivanov dhe Kryeministri Berisha vleresuan se ndertimi i infrastrukturave te rendesishme qe lidhin te dy vendet si Rruga e Arbrit linja e interkonjeksionit energjetik apo ajo hekurudhore por edhe projekte me madhore si Korridori 8 jane jashtezakonisht te rendesishme jo vetem per zgjerimin e bashkepunimit bilateral por edhe per zgjerimin e marredhenieve me te ngushta te bashkepunimit ne te gjithe rajonin. Dy autoritetet e larta te vendeve fqinje ripohuan angazhimin e plote te te dyja vendeve per ecjen sa me shpejt perpara drejt integrimit ne BE e ne NATO per Maqedonine. Kryeministri Berisha dhe Presidenti maqedonas mbeshteten plotesisht idene e integrimit sa me te shpejte euroatlantik te rajonit te Ballkanit Perendimor. Ne takim u vleresuan marredheniet shume te mira mes dy vendeve dhe u ripohua angazhimi i te dyja vendeve per te zgjeruar dhe thelluar bashkepunimin vecanerisht ne fushen ekonomike te investimeve te ndersjella dhe te shkembimeve tregtare ne dobi te interesit me te mire te te dyja vendeve dhe popujve si dhe zgjerimit dhe konsolidimit te bashkepunimit e miqesise ne rajon. Nder te tjera gjate ketijtakimi ata konfirmuan interesin e perbashket te Maqedonise e Shqiperise per promovimin e infrastrukturave te rendesishme energjetike te cilat do te bejne te mundur furnizimin e rajonit dhe qytetareve te ketyre vendeve me burime te rendesishme energjetike si ato te gazit natyror.
Ivanov ne Kuvend I admirueshem suksesi i Shqiperise
Presidenti i Maqedonise George Ivanov i cili po zhvillon nje vizite zyrtare ne Tirane iu adresua dje Kuvendit te Shqiperise ku Kryetarja Jozefina Topalli ne emer te te gjithe deputeteve vuri ne dukje se marredheniet mes dy parlamenteve te te dyja vendeve jane shume te mira. Ajo permendi se raportet midis Shqiperise dhe Maqedonise jane raporte politike te nje niveli shume te larte dhe shume te mire. Presidenti Ivanov ne fjalen e tij perpara deputeteve nenvizoi nder te tjera se perparimi i marredhenieve te fqinjesise se mire me Shqiperine jane nje perparesi e axhendes se Presidences maqedonase pasi keto marredhenie perbejne bazen mbi te cilen ngrihen prioritetet e tjera te integrimit euroatlantik bashkepunimit rajonal dhe stabilitetit e prosperitetit te te gjithe rajonit. Ne fjalen e tij nder te tjera Presidenti Ivanov tha Jam i kenaqur nga niveli i arritur i marredhenieve dypaleshe nga bashkepunimi ne planin rajonal dhe ne planin shumepalesh. Marredheniet ndermjet Republikes se Maqedonise dhe Republikes se Shqiperise jane perplotesuese me frymen e re te bashkepunimit ne rajonin e Evropes Juglindore. Kjo eshte dicka qe eshte shume e rendesishme per rajonin tone. Gezohem qe ne Republiken e Shqiperise kemi partner me te cilin mund te bashkepunojme ne menyre perkatese ne ate fryme te re.Republika e Maqedonise eshte e gatshme dhe ka interes per vazhdimin dhe per intensifikimin e bashkepunimit me Republiken e Shqiperise ne te gjitha nivelet dhe ne te gjitha fushat. Se bashku haperonim kah anetaresimi ne NATO rrugetim te cilin Republika e Shqiperise e mbaroi me sukses. Prandaj dua qe te dini se ne ne Republiken e Maqedonise gezohemi per suksesin tuaj per arsye se jemi te bindur se eshte sukses edhe i tere rajonit.
Topi Regjistrimi i popullsise ok larg ultranacionalistet
Presidenti Bamir Topi beri dje te qarte se shteti shqiptar nuk do te lejoje nderhyrjet e asnje individi ose qarqesh ultranacionaliste ne regjistrimin e popullsise. Duke deklaruar respektim total te te gjitha minoriteteve kryetari i shtetit ne konferencen me homologun maqedonas Ivanov theksoi se nuk do te lejohen presione nga vendet fqinje per nje te drejte qe u perket vetem shtetasve te Shqiperise. Presidenti Bamir Topi deklaroi dje se ceshtja e regjistrimit te popullsise ne vend eshte kthyer ne nje debat per shkak te nderhyrjeve nga qarqe ultranacionaliste dhe jo per shkak te termit regjistrim popullsie pasi sic tha Topi ky eshte nje proces legjitiminqe duhet zbatuar.
Pas nje takimi qe pati dje paradite ne Tirane me Presidentin e Maqedonise George Ivanov Presidenti Bamir Topi u pyet nga mediat maqedonasese perse ne listat e regjistrimit te popullsise mbi baza etnie nuk ekziston termi maqedonas. Kreu i shtetit shqiptar theksoi se mes tij dhe homologut maqedonas George Ivanov u diskutua edhe per regjistrimin e popullsise cka sipas presidenteve eshte shoqeruar me debat ne te gjithe Ballkanin per shkak te vetedeklarimit te kombesise dhe fese dy nga kerkesat e kuadrit ligjor te BE-se. Por Presidenti theksoi se ne Shqiperi kjo ceshtje ka hasur ne nje debat te madh dhe jo pa arsye. Nen kete teme shoqerohet edhe nje debat publik ne te gjithe diskursin politik dhe ate qytetar une nuk kam degjuar njeri te thote qe jemi kunder regjistrimit te popullsise sepse shoqeria shqiptare ne 95 ndoshta me e larta ne baze te sondazheve eshte pro per ceshtjet e integrimit dhe eshte projektuar per aspiratat e integrimit. Une si qytetar dhe president ndjek me vemendje situaten dhe problemi eshte sepse nga individe nga apendikse te qarqeve ultranacionaliste pavaresisht nga cili shtet tentohet qe te hidhen parulla te behet nje politike presioni dhe deformacioni qe ne fakt duhet te ishte nje proces natyral dhe ligjor. Presidenti theksoi se regjistrimi i popullsise do te behet dhe bazuar tek ligji duke theksuar se askush nga ultranacionalistet nuk mund te demtoje kete proces teresisht ligjor. Pra problemi i regjistrimit eshte i domosdoshem por ky regjistrim duhet te jete ne perputhje te plote me te drejten e njeriut per tu shprehur i lire dhe per te mos te qene nen presion qofte per shkak te natyrave politike te presioneve apo interesave financiare ekonomike a cdo interesi tjeter. Te jeni te sigurt qe institucionet shqiptare kane koshience te plote per kete proces do te inkurajojne qe regjistrimi te behet ne liri te plote te zgjedhjes sipas ligjit por nuk do lejojme qe asnje ultranacionalist ngado qe te vije te deformoje ligjin dhe tendencen legjitimore ne Shqiperi. Ne deshirojme fqinjesi te mire dhe kete e demonstruam edhe sot ne takimin me Ivanovin - theksoi Presidenti shqiptar Bamir Topi ne takimin me Ivanovin.
Presidenti maqedonas George Ivanov duke konfirmuar marredheniet shume te mira mes dy vendeve Shqiperi-Maqedoni ka pranuar se ka ende prirje te disa njerezve per te manipuluar me emocionet e njerezve. Ne pergjigje te pyetjes nese zbatimi i plote i Marreveshjes se Ohrit do te kishte shmangur incidentet e fundit mes etnive ne Maqedoni por edhe zhvillimet politike Ivanov ka deklaruar Shkaku nuk eshte Marreveshja kornize e Ohrit. Sipas tij Marreveshja kornize e Ohrit tani eshte Kushtetute e Maqedonise dhe duhet te respektohet rendi kushtetues ne nje shtet. Ende ne hapesirat tona kemi njerez te cilet bejne perpjekje te manipulojne me emocionet me ndjenjat e njerezve. Dhe ndihet nje prirje e disa njerezve qe ti mashtrojne njerezit ne nje baze etnike ne baze te perkatesise se tyre etnike. Dhe ne kushte te atilla cdo problem mund te problematizohet ne realitet - deklaroi z. Ivanov.