Rrugëtimi i Boatengut nga Berlini në Milan

“Berlini është i ngjashëm me Londrën, me Tottenhamin, ndoshta. Ka shumë njerëz pa punë dhe shumë krim. Por, secili ka vështirësi në jetë dhe e imja ishte të dalë nga ai rajon i vështirë i Berlinit. Më ndihmoi shumë fakti se u bëra futbollist profesionist”, deklaroi Boateng, ish anëtar i Hertha Berlinit.
25 vjeçari tregoi se ndikimin më të madh tek ai në zhvillim e sipër e kishte vëllai i tij. “Gjithmonë kishte futboll në familjen time, babai, vëllai i madh dhe ai i vogël, madje edhe nëna ime luante. Por, ndikimin më të madh tek unë e pati vëllai i madh, i cili gjithmonë më shtyu përpara”, shtoi ai.
Ai është kënaqur duke përcjell shumë futbollist por është një të cilin e veçon. “Pele ishte heroi im më i madh sepse ai ishte zezak, shënoi shumë gola dhe ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Po ashtu më pëlqeu Rivaldo, edhe pse kam stil të ndryshëm prej tij”, vazhdoi Boateng i cili pas aventurave në Tottenham dhe Portsmouth, është bërë anëtar i rëndësishëm i Milanit.
“Nuk premtoj asgjë. Do të shohim. Jemi të parët në tabelë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme” deklaroi ai për shanset e Milanit për të mbrojtur titullin në Serie A.