E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKK falënderon Xhemajlin për punën në këtë institucion

Asociacioni i Komunave të Kosovës falenderon kryetarin e deritashëm të AKK-së, Bajrush Xhemajlin për punën e tij në udhëheqjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kryetarët e Komunave vlerësojnë se Xhemajli udhëhoqi me sukses të plotë Asociacionin e Komunave të Kosovës që nga viti 2010 në mbrojtje të interesave të komunave të Republikës së Kosovës dhe në përfaqësimin e tyre.

”Për më shumë se dy vjet kryetari Xhemajli ishte ideatori dhe kreatori i idesë se pushteti lokal ka nevojë për më shumë kompetenca bazuar në ligje në mënyrë që shërbimet ndaj qytetarëve nga ana e komunave të jetë më kuptimplota bazuar edhe në parimin e subsdiaritetit. Në të njëjtën kohë kryetari Xhemajli dha edhe shembullin se si duhet unifikuar qëndrimet e kryetarëve të komunave, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake dhe specifikave të komunave, në një zë të vetëm përballë qëndrimeve shpesh centralizuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qendrore”, thuhet në një njoftim të AKK-së, siç transmeton RTK.

Asociacioni i Komunave mbështet plotësisht kryetarin Xhemajli në qëndrimet dhe vendimet e tij bazuar në respektimin e ligjeve dhe akteve të gjyqësorit.

Ndërkaq në ditën kur Gjykata Supreme e Kosovës e ka bërë të plotfuqishëm vendimin sipas të cilit kryetari i Ferizajit, Bajrush Xhemajli, do të vuaj dënimin prej 2 vjet e gjysmë, ai ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të komunës. Xhemajli u dënua me 2 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiq një i ri. Ai u gjet fajtor për thyerjen e rregullave të komunikacionit që patën si pasojë vdekjen e një personi. Atij i është ndaluar ngasja e veturës për 3 vjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›