Rrugetimi i kosovareve nga Gjilani diten e 12-te shkelin Durresin
Pas 100 vjetësh historia do të përsëritet përsëri, por këtë herë në mënyrë simbolike. Me të njëjtin emocion si ata qe e përjetuan ditën e vërtetë të ngritjes së flamurit në Vlorë në nëntor 1912, grupi i shqiptareve nga Kosova ndodhen në ditën e 12 të rrugëtimit në këmbë nga Gjilani drejt Vlorës Pas ndalesës së radhës në Sukth, Shkëmbi i Kavajës eshte nje tjeter destinacion mikpritje. Moti i ftohtë dhe lodhja nuk i ka penguar këta patriotë të vazhdojnë rrugëtimin, mbi supet e të cilëve qëndron simboli i kombit shqiptar.
Pas Shkëmbit të Kavajës, Rrogozhina e Fieri do të jenë të tjerë stacionet e radhës, ku gjatë rrugës, pritet tu bashkohen edhe të tjerë bashkëkombas për të vijuar marshimin drejt qytetit të shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor.