Mberrijne ne Morine kaloresit e Pavaresise

Të hipur në kuaj me veshje kombëtare dhe flamurin kuq e zi mbi dhjetë kalorës kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri për të mbërritur në Vlorë në ditën e 100 vjetorit të pavarësisë.
Kalorësit janë nisur nga Prekazi paraditen e së mërkurës për të përshkuar rrugën ku kaloi këtu e 100 vite më parë Isa Boletini. Në Prekaz u përcollën nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Isam Lauka, ndërsa familja e Jasharit u ka dhuruar një flamur për ta dërguar në Vlorë.
Në doganë kanë dalë dhjetëra qytetarë për t'i pritur kalorësit nga Kosova. Kanë zgjedhur intererarin e vjetër për të udhëtuar nga Morini në Kukës, Pukë, Lezhë e më pas drejt Durrësit e Vlorës. Me 28 nëntor ata do të jenë në sheshin e flamurit. Këtij karvani do t’u bashkangjiten edhe të tjerë gjatë rrugës, ndërsa pas tre- katër ditësh edhe njëqind të tjerë do të nisen nga Kosova.