Moti –Dita e sotme do të jetë me vranësira mesatare, kthjellime të pakta. Temperaturat me rënie të lehtë

Evropa perëndimore vijon të jetë në ndikimin e masave ajrore të ngrohta Mesdhetare duke mbajtur temperatura të larta mbi mesataren e muajit Dhjetor edhe në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 30 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Reshje të izoluara në veri. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 5 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 1-2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/12°C
– Zonat e ulëta 6/15°C
– Zonat bregdetare 10/15°C
Kosovë
Kosova për dt. 30 Dhjetor 2023 do të ketë kthjellime vranësira dhe mjegull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C – 5°C në mëngjes deri në 10°C – 13°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 31 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Kthjellime në verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 5 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 1-2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/11°C
– Zonat e ulëta 7/16°C
– Zonat bregdetare 10/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari