E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fryrja e barkut, ja si mund ta luftoni

Problemet me stomakun dhe zorrët, vihen re zakonisht te femrat që përpiqen ta zgjidhin vetë këtë problem. Një gjë e tillë është e gabuar, pasi për ta luftuar atë duhet një trajtim i mirë. Prandaj duhet të konsultoheni me mjekun në mënyrë të vazhdueshme, sidomos nëse keni probleme me jashtëqitjen.

Por bllokimi i jashtëqitjes mund të vijë në dy mënyra: e para mund të ketë lidhje me ndryshime hormonale, siç është shtatzënia dhe e dyta, është e lidhur me një sëmundje, si mosfunksionimi i tiroides, diabeti, apo edhe të mënyrës jo të mirë të higjienës dietetike.

Nëse keni probleme të tilla është mirë të merrni një Ignatia 5CH, 3 paketa në ditë për disa ditë rresht. Në mbrëmje kur shtriheni, pini një çaj.

Po kështu, mund të ushtroni pak presion mbi barkun tuaj, duket sikur do shtrydhni zorrët. Ky lloj presioni me duar mund të stimulojnë zorrët tuaja. Një gjë të tillë mund ta bëni çdo ditë përgjatë dy minutave.

Rezultatet e kineziterapisë kanë me të vërtetë shumë të mira. Por, sipas mjekëve, një gjë e tillë nuk njihet mirë nga pacienti dhe është e vështirë që të binden për ta bërë një gjë tillë. “Disa pacientë na dëgjojnë me kujdes, por nuk vijnë më të na takojnë”, thotë një nga mjekët që përkrah kineziterapinë. Edhe pse, sipas saj, ka pasur raste që shumë pacientë kanë qenë të rinj dhe kanë thënë se vuajnë nga fryrja e zorrëve që në periudhën e fëmijërisë. Një gjë e tillë sjell probleme nervore e më pas edhe muskulore, duke sjellë probleme me zorrën e trashë. Por ka pasur raste që këto probleme në zorrën e trashë janë shoqëruar edhe me ndërhyrje kirurgjikale. Po kështu një tjetër arsye e këtij problemi, mund të jetë edhe abuzimi me marrëdhëniet seksuale dhe në këtë rast ka nevojë për një trajtim të veçantë.

Në momentin kur kemi probleme me jashtëqitjen, mund të merrni dhe ilaçe laksative, që të ndihmojnë që të heqë barku. Duhet pranuar se këto ilaçe nuk janë të gjitha të këqija për shëndetin. Nëse ato nuk janë problematike për zorrën e trashë, atëherë mund të pihen nga njerëzit me probleme. Dhe është mirë që të keni një jashtëqitje çdo ditë. Por nuk duhet të pini çfarë ilaçesh u dalin përpara.

Ilaçet më të dëmshme janë ato që merren me kokrra ose me çajra bimorë, si psh gjethe sene. Këto çajra bëjnë që të sekretohen lëngje nga mukoza, duke sjellë më pas probleme nervore.

Ilaçet joirrituese nuk e prekin mukozën, si psh. Duphalac, Movicol, Forlax, të cilat mund t’i përdorni duke i tretur në ujë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›