Shtyhet sërish gjyqi i Gërdecit, shkak mungesa e avokatëve

Shtyhet për të disajtën herë gjyqi për tragjedinë e Gërdecit. Shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore është bërë mungesa e 18 avokatëve të çështjes ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm vetëm 6 avokatë.
E ndërsa gjyqi ka nisur në vitin 2009, tashmë janë mbushur 3 vjet dhe ende nuk kemi një vendim nga gjykata për 29 personat që akuzohen si shkaktar të tragjedisë së 15 marsit të 2008. Ajo që tashmë dihet është ndryshimi i masës së sigurisë për katër të arrestuarit Ylli Pinari, Mihal Delijorgjit, Sokol Ngjecit dhe Dritan Minxollit nga arrest në burg në arrest shtëpie, dhe kalimi i fajit nga avokatët te gjyqtarët për shtyrjen e seancave. Edhe pse gjyqi zhvillohet tre herë në javë ai shtyhet për mungesë të avokatëve.