Bogdani: “Bullgaria? Luajmë mirë në kundërsulm”

Albania-sport - Sulmuesi Erjon Bogdani në një lidhje direkte për "Rubrikën Sportive" të TVSH sot në mbrëmje e vlerëson si të vështirë ndeshjen me Bullgarinë: "Ndeshja me Bullgarinë është një takim i vështirë, megjithatë ekipi unë është një skuadër që luan mirë me kundërsulm, kur do të luajmë me një ekip bullgar që do të luajë për të fituar. Me mesfushorët që ka ekipi shqiptar besoj se do ta kapim në befasi më kundërsulm. Hapësirat në mesfushë t'i shfryrtëzojmë sa më mirë duke i goditur.
Gjendja e Bogdanit pas dëmtimit të lehtë? Është e mirë, thjesht në ndeshjen e djeshme (me Slloveninë) u përplasa me shtyllën, pasi më erdhi intat, pasi për vetëm dy centimetra nuk arrita ta kapja topin për ta shtyrë në rrjetë. Gjendja ime është e mirë. Shpresojmë të jem në lojë. Të gjithë sulmuesit kërkuan dje të shënonin gola, por ishte pak e vështirë pasi ekipi Slloven kërkoi të merrte një pikë dhe u mbrojt mirë. Këtu ndikuan dhe kushtet e fushës për shkak të rreshjeve ku topi lëvizte shumë shpejt, ishte e vështirë kontrolli i tij".
Bogdani u zëvëndësua në minutën e 89 nga Salihi në ndeshjen me Slloveninë.