Obama i rikthehet Guantanamos: Do gjykojmë vetëm disa çështje
Presidenti amerikan, Barak
Obama, do të rifi llojë gjyqet
ushtarake për një numër të
vogël rastesh te të burgosurit e
Guantanamos, duke vazhduar
kështu trashëgiminë e paraardhësit
të tij, Bush. Këtë sistem ai
e kritikoi ashpër me të ardhur
në krye të Shtëpisë së Bardhë në
janar të këtij viti. Ndryshimi në
politikën e Obamës ka të bëjë
vetëm me rifi llimin e një numri
të kufi zuar gjyqesh. Ndërkohë,
gjyqet do të mbesin "të ngrira"
edhe për 4 muaj të tjerë, derisa
administrata të ketë ndrequr
pjesë të sistemit ligjor, që pritet
të marrë në gjykim vetëm 20 nga
241 të burgosurit e Guantanamos.
Sipas disa ekspertëve, do
të bëhen disa ndryshime thelbësore
në sistemin ligjor. Mes
personave që do t‘i nënshtrohen
gjykimit, do të jenë edhe ata që
dyshohen për organizim dhe
zbatim të sulmeve të 11 shtatorit
të vitit 2009. Gjatë 4 muajve të
ardhshëm, Shtëpisë Bardhë ka
mundësi të kërkojë ndryshime
të tjera në ligjin ushtarak, por
nuk dihet ende se për çfarë
ndryshimesh bëhet fjalë. Në
një deklaratë të bërë të premten,
disa senatorë amerikanë
e cilësuan vendimin e Obamës
për t‘iu rikthyer gjykimeve si
një hap pas të administratës
së tij, e cila fitoi mbështetje
kombëtare dhe ndërkombëtare
pikërisht falë dënimit që u bëri
gjykimeve të tilla në epokën
e Bushit. "Ne vazhdojmë të
besojmë se është në interes të
sigurisë sonë kombëtare që të
distancohemi nga praktikat
e së shkuarës e mbi të gjitha
nga ato të Guantanamos", kanë
deklaruar senatorët. Ky vendim
pritet që të kundërshtohet dhe
nga grupe të tjera liberalësh,
që u shprehën edhe kundër
vendimit tjetër të Presidentit
në lidhje me mospublikimin e
fotove të keqtrajtimeve të të burgosurve
në burgjet amerikane.
"Është zhgënjyese që Obama po
kërkon t‘i ringjallë, në vend që t‘i
eliminojë eksperimente të tilla si
ai i Guantanamos".
Obama, do të rifi llojë gjyqet
ushtarake për një numër të
vogël rastesh te të burgosurit e
Guantanamos, duke vazhduar
kështu trashëgiminë e paraardhësit
të tij, Bush. Këtë sistem ai
e kritikoi ashpër me të ardhur
në krye të Shtëpisë së Bardhë në
janar të këtij viti. Ndryshimi në
politikën e Obamës ka të bëjë
vetëm me rifi llimin e një numri
të kufi zuar gjyqesh. Ndërkohë,
gjyqet do të mbesin "të ngrira"
edhe për 4 muaj të tjerë, derisa
administrata të ketë ndrequr
pjesë të sistemit ligjor, që pritet
të marrë në gjykim vetëm 20 nga
241 të burgosurit e Guantanamos.
Sipas disa ekspertëve, do
të bëhen disa ndryshime thelbësore
në sistemin ligjor. Mes
personave që do t‘i nënshtrohen
gjykimit, do të jenë edhe ata që
dyshohen për organizim dhe
zbatim të sulmeve të 11 shtatorit
të vitit 2009. Gjatë 4 muajve të
ardhshëm, Shtëpisë Bardhë ka
mundësi të kërkojë ndryshime
të tjera në ligjin ushtarak, por
nuk dihet ende se për çfarë
ndryshimesh bëhet fjalë. Në
një deklaratë të bërë të premten,
disa senatorë amerikanë
e cilësuan vendimin e Obamës
për t‘iu rikthyer gjykimeve si
një hap pas të administratës
së tij, e cila fitoi mbështetje
kombëtare dhe ndërkombëtare
pikërisht falë dënimit që u bëri
gjykimeve të tilla në epokën
e Bushit. "Ne vazhdojmë të
besojmë se është në interes të
sigurisë sonë kombëtare që të
distancohemi nga praktikat
e së shkuarës e mbi të gjitha
nga ato të Guantanamos", kanë
deklaruar senatorët. Ky vendim
pritet që të kundërshtohet dhe
nga grupe të tjera liberalësh,
që u shprehën edhe kundër
vendimit tjetër të Presidentit
në lidhje me mospublikimin e
fotove të keqtrajtimeve të të burgosurve
në burgjet amerikane.
"Është zhgënjyese që Obama po
kërkon t‘i ringjallë, në vend që t‘i
eliminojë eksperimente të tilla si
ai i Guantanamos".